'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu

'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu

Ervin Salianji

FIER - Ish-deputeti Ervin Salianji, përmes një tjetër letre nga qelia numër 6 e burgut të Fierit, ku prej katër muajsh vuan dënimin për kallëzim të rremë, shprehet se pakënaqësia për qeverisjen në Shqipëri është më e lartë se kurrë.

Ceremonia e marrjes së detyrës nga Donald Trump ishte mjaft e ndjekur në gjithë botën, njësoj u ndoq dhe në burgun e Fierit. Pasdite vonë ka zakonisht zëra, zhurma e biseda me ton të lartë. Atë ditë, qetësi. Dhe të nesërmen në lulishten e vogël ku bëhen takime me familjarë e miq, kjo temë po diskutohej. Ndonëse mijëra kilometra larg, ngjarjet e mëdha mbërrijnë dhe mbërthejnë njerëzit dhe në cepat e izoluar.

Të mbesin në mend fjalët e senatores Amy Klobuchar, e cila iu drejtua Presidentit të ri dhe zëvendësit të tij me fjalët se; mos harroni në asnjë moment që pushteti që po merrni sot, u vjen nga njerëzit, nga punëtorët, nga mësuesit, nga policët, nga zjarrfikësit, nga naftëtarët, nga amerikanët.

Edhe Kushtetuta e SHBA, ndryshe nga shumë të tjera, nis me fjalët; ne njerëzit e Shteteve të Bashkuara…
Do të ishte cinike të bëjmë krahasime mes celebrimit të demokracisë më vezulluese në botë me këtë tonën.
Ajo atje, shumë e shumë kohë më parë i ka marrë mendjen filozofëve e mendimtarëve si Tokëvilli.
Por nuk mund të mos ndalesh e të reflektosh me këto parime që u përmendën më lart. “Mos harroni në asnjë çast se pushteti juaj vjen nga njerëzit…”'

Në letrën e tij, Salianji bën një krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se atje drejtuesit e kuptojnë që pushteti buron nga populli. Ai përmend me interes të veçantë inaugurimin e presidentit Donald Trump, një ngjarje që, sipas tij, është ndjekur me vëmendje edhe nga të burgosurit në Fier.

'Ky moment është zhdukur në Shqipëri. Njerëzit, ka 12 vite që nuk janë fare në refene. Pushteti që ka buruar prej tyre ka pësuar aq shumë thyerje e devijime, mbi të janë krijuar aq shumë qendra okulte, lëmshe me interesa e spirale përfitimesh, sa nuk shkon dot e nuk i dallon dot më rrënjët. Autokratuci mendon sot se burimi i pushtetit është ai vetë, dhe e ndan dhe e ushtron atë si të dojë. Njerëzit janë thjesht spektatorë.

Jo më kot ai kërcënon duke thënë se këtu më keni deri në 2030, a më tej. Sepse llogaritë i bën me hallkat e zyrave dhe institucioneve që ka nën kontroll, me paratë, me mediat, me oligarkët, me grupet kriminale, me mbështetjen ndërkombëtare që siguron duke dhënë copa Shqipërie, nga Sazani në Lezhë, sikur të ishte baçja e tij në Surrel.
Këtë matematikë ka ai. Dhe me këto segmente ai e ka bilancin në rregull. Ka marrë vota e pushtet, ka ndarë pasuri. Kjo është arsyeja pse nuk jep llogari para qytetarëve për qeverisjes mizerabël të 12 viteve. Nuk ekzistojnë ata.
Një nga pasojat e këtij deformimi të madh, të shtrembërimit të pushtetit, të humbjes së fillit me burimin legjitim, me njerëzit, është dhe kontrolli mbi drejtësinë. Përndjekja e kundërshtarit.

Sot bëhen 4 muaj që jam në qelinë numër 6 të burgut të Fierit, sepse bëja betejë për interesin publik, denoncoja krimin, keqqeverisjen dhe e mundja rilindjen kudo ku më ngarkohej një detyrë, pa ligj por thjesht sepse kjo ishte dëshira e Kryeministrit jam ende i marrë peng.'

Në vijim, ish-deputeti thekson padrejtësitë që, sipas tij, mbizotërojnë në Shqipëri, duke përmendur rastin e tij personal. Ai thekson se "asnjë shtetas tjetër nuk është dënuar me 1 vit burg për një denoncim." Salianji shprehet se çështja e tij do të ndjekë të gjitha instancat ligjore, deri në Gjykatën e Strasburgut, dhe premton se do të luftojë për të drejtën e tij "deri në fund të botës, e sa të ketë frymë."

'Ndodhesh pra në Republikën ku pa ligj, pa precedent, pa prova, pa e konsumuar veprën për të cilën akuzohesh, thjesht për një denoncim publik, për një konferencë shtypi, përfundon pas hekurave. Për një deklarim që u provua si i vërtetë nga vetë i denoncuari, i cili shkoi brenda ditës të vuante burgun në Itali, ku ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shkoi të vuante atë burg, që e kishte zëvendësuar me relaks e aktivitet në Vlorë, falë mbështetjes që kishte nga vëllai, Ministër i Brendshëm e nga Kryeministri.

Asnjë shtetas nuk është dënuar me 1 vit burg për një denoncim. Aq më pak një deputet, që ditën kur del gjykata dhe shpall atë që ka paralajmëruar kryeministri, e ka ende mandatin e të zgjedhurit. Ne kemi ndjekur gjithë instancat, dhe kjo çështje do të shkojë në Strasburg, e unë do ta kërkoj të drejtën deri në fund të botës, e sa të kem frymë.

Por nëse ky turp i drejtësisë qëndron në fuqi, çdo njeri që do të thotë diçka që bezdis Kryeministrin, ministrat, familjarët e tij apo të klanit të tij, mund të përfundojë në qeli.

Kush e ndalon, kush i jep garancitë që kjo të mos ndodhë? Askush derisa në pushtet të jetë ai që mendon se i ka ardhur nga qielli e drejta për të qeverisur e diktuar, dhe jo nga njerëzit!

Këtë herë pakënaqësia është në kulm, ndihet kudo. Qytetarët janë garancia për ta ruajtur Republikën. Po sidomos, vota e diasporës mund të përmbysë planet e djallit!

Gjasat janë që njerëzit t’i thonë Edi Ramës se ekzistojnë, se janë këtu, dhe se pushteti buron nga ata. Kjo është data 11 maj. Dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit, me bishtin në shalë.', përfundon letra e Salianjit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Flutra Fadil Jevgjit Gjoleka.: 26/01/2025 20:53

    O Salinjan o çuni i Shegēs i ngjirizur nē haurin e lopēs me traktoristin kur Shega jote ishte e martuar me 2 fmi. Pra o kopili Shegēs ri urt vazhdo kap sapunin te 7 penxheret e lene politikēn se nuk ēshtē pēr kopilat politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Maqedonasit kërkojnë krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë në Shqipëri

Maqedonasit kërkojnë krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë në Shqipëri