Ceremonia për 7 'Yjet e Mirënjohjes Publike', Rama: Këto ditë futet në axhendë miratimi për hapjen e basteve online! Të ardhurat shkojnë për sportin e kulturën

Kryeministri Edi Rama kë bërë me dije se këto ditë në agjendën e qeverisë shqiptare do futet edhe miratimi i basteve online. Kreu i qeverisë e ka bërë me dije këtë lajm në ceremoninë e 'Mirënjohjes Publike' për shtatë sportistët kampionë, që kanë ngritur flamurin kuqezi në Evropë dhe Botë. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Zelimkhan Abakarov, Lara Colturi, Eklent Kaçi, Alban Beqiri dhe Genta Beqja janë emrat që kanë bërë të këndohet himni shqiptar në disiplina të ndryshme, duke merituar shpërblimin dhe mirënjohjen në ceremoninë e zhvilluar këtë të martë në kryeministri. 

Dy nga shtatë yjet e sportit të vlerësuar janë të natyralizuar në nënshtetësinë shqiptare, me Abakarov që është shtetas rus dhe Colturi italiane. Kampionët e disiplinave të peshëngritjes, mundjes, skive, bilardos, boksit dhe bodybuilding, janë vlerësuar në cermoninë e veçantë. Të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka thënë se për bastet online do ketë edhe një bord mbikëqyrës nga secila federatë sportive.

"Më lejoni t'i uroj mirëseardhjen kreut të Federatës Botërore të Peshëngritjes, mikut im Muhamed. Na lejoni të nderojmë kampionët tanë të rinj, që kanë ngritur flamurin kombëtar dhe kanë bërë të këndohet himni ynë kombëtar në arenën evropiane dhe botërore. 'Yjet e mirënjohjes publike' janë shprehje e admirimit, respektit dhe mirënjohjes për çka bëni për Shqipërinë dhe shoqërinë. Jemi të vendosur ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë, ashtu si lëvizjen në shkolla. Janë dy binarë që çojnë sportin përpara, duke marrë në konsideratë nevojat e atyre që mund të dalin kampionë. Duam të shtojmë një mbështetje për periudhat stërvitore speciale, që së bashku me trajnerët të kenë kushte të denja.

Tjetra është që së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online pas konsultës publike. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni. Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra", tha Rama mes të tjerash.

Në fjalën e tij kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka kërkuar më shumë mbështetje financiare, teksa i ka përmendur kreut të qeverisë hapjen e basteve online.  

"Vitin tjetër kemi Olimpiadën e Parisit. Nëse vjen projektbuxheti i basteve, ne nuk do shtrijmë dorën vetëm te qeveria. Duhet të rrisim buxhetin e sportit elitar. Ashtu si ekipet sportive në shkolla ku kemi buxhet 5 milionë dollarë, na duhet ndihmë edhe në basketboll dhe volejboll. Po bëjmë disa trajnime për fëmijët në këto dy sporte. Të largojmë të rinjtë nga veset dhe të fokusohemi te palestrat. Falenderoj kryeministrin por kemi ende nevojë për ndihmë", tha Fidel Ylli mes të tjerash.

Në fjalën e saj, ministrja Kushi ka përmendur kuadrin ligjor të njëjtë si në BE, si edhe tre stadiumet e reja që do shërbejnë jo vetëm për futbollin në Vlorë, Korçë dhe Durrës.

"Do t'i velerësojmë jo vetëm me shpërblime, por edhe me mirënjohje dhe respekt nga kombi. Nuk di nëse në një sallë ka pasur më shumë kampionë se sot bashkë. Mirënjohja jonë është shumë e thellë. Këtë fuqi e ka sporti, këtë fuqi ndonjëherë më shumë e ka sporti sesa politika. Të gjithë na keni ngritur në majat më të larta të Evropës. Mos harrojmë edhe Kosovën që gjithë ato sfida ka dy kampione në xhudo. Merita më e madhe është e sportistëve, e talentit dhe sakrificave të tyre. Kuadri ligjor, shpërblimet, vëmendja,klima dhe infrastruktura janë ato që na kanë dhënë medalje. Kemi vendosur baza të shëndosha, kuadri ligjor është ai i përafruar me atë në Bashkimin Evropian. Kemi shumë sfida përpara për infrastrukturën sportive. Shumë është bërë dhe shumë ka mbetur për t'u bërë. Ne mund të organizojmë evente të mëdha, që na promovojnë në turizëm. Kemi marrë vendimin për tre stadiumet e reja në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Në do do jenë komplekse sportive, ku do ketë vend edhe për turizëm dhe biznes", tha Kushi.

Shtatë sportistët e vlerësuar me 'Yjet e Mirënjohjes Publike':

Briken Calja - kampion bote në peshëngritje

Erkand Qerimaj - kampion në peshëngritje

Zelimkhan Abakarov - kampion në mundje

Lara Colturi - kampione në ski

Eklent Kaçi - bilardo

Alban Beqiri - vendi i tretë botëror në boks

Genta Beqja - bodybuilding

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Rama nderon me ‘Yllin e Mirënjohjes Publike’ Lara Colturin! Batuta për skiatoren italiane: Të morën mësysh

 

Kryeministri Edi Rama ka nderuar ditën e sotme me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike. Skiatoren italiane Lara Colturi e cila luan për Shqipërinë. Colturi, 17 vjeç,  pësoi një dëmtim të rëndë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023. Rama bëri batuta me skiatoren duke thënë se e kanë marrë mësysh.

‘Rast i veçantë tek një personazh që për shumë vite që vijnë do ta kemi para syve me shumë medalje dhe ngritje të flamuri tonë kombëtar një tjetër individ që vjen nga një tjetër shtet por që sot është bërë pjesë e qytetarisë shqiptare dhe e ngjyrave kuqezi, që është Lara Colturi. Larën e kam takuar kur erdhi në zyrën time bashkë me prindërit dhe kam mbetur i prekur nga fjalët e tyre të dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët me mënyrën sesi ne jemi por që sot vijojmë që të kemi disa gjëra  të vjetra që italianët i kanë harrura.

Ajo që ishte prekëse ishte se ajo nuk ishte një sportiste e zakonshme, dhe e prekur që nuk gjente vend atje por ishte me të gjithë karakteristikat e një kampioneve. për fat të keq pasi kapi majën e morën mësysh, pati një problem. E kanë marrë mësysh italianët kur e kanë parë që ka ngritur flamurin tonë. me shumë respekt

Do thoni pse ylli i Larës është më i vogël se i Blikenit dhe Erkandit, sepse e para është më e vogël dhe nëse do i jepnin me të parën yllin e madh çfarë do i japim herën tjetër dhe herën e tretën e të katërt do të vijë bashkë me Luizën që të japë yje të tjerëve’, ka thënë ai.

Ora 11:56
Ngritën flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, 7 sportistët e vlerësuar me 'yllin e mirënjohjes'

 

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me 'yllin e mirënjohjes publike' shtatë sportistët që kanë bërë krenar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Zelimkhan Abakarov, Lara Colturi, Eklent Kaçi, Alban Beqiri dhe Genta Beqja janë emrat që kanë bërë të këndohet himni shqiptar në disiplina të ndryshme.

Shtatë sportistët e vlerësuar me 'yjet e mirënjohjes publike':

Briken Calja - kampion bote në peshëngritje

Erkand Qerimaj - kampion në peshëngritje

Zelimkhan Abakarov - kampion në mundje

Lara Colturi - kampione në ski

Eklent Kaçi - bilardo

Alban Beqiri - vendi i tretë botëror në boks

Genta Beqja - bodybuilding

Ora 11:45
Rama: Mbështetje financiare për sportistët që do ketë nevojë për stërvitje speciale

 

Kryeministri Edi Rama teksa ka nderuar sot 7 sportistë elitarë me medalje bëri me dije se do të ketë mbështetje financiare për të gjithë ata sportistë që do të kenë nevojë për stërvitje speciale jashtë Shqipërisë, siç ishte rasti i Luiza Gegës që i duhej të bënte stërvitje në Kenia.

“Sot dëshiroj që këta shembuj që i kemi mes nesh t’i çmojmë sa më shumë dhe jo vetëm dy ditë. Por gjatë gjithë karrierës së tyre. Po në këtë ditë ti vlerësojmë me yjet e mirënjohje publike, të cilët janë një shprehje e admirimit respektit dhe mirënjohjes për gjithçka që ju bëni për Shqipërinë dhe shoqërinë. Jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitare me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve por edhe të atyre që kanë potencialin për t’u kthyer në kampion.

Për sportistët që marrin tituj kemi një politikë financiare një politikë që i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë sa i përket mbështetjes financiare. Jemi të parët në rajon, të parët në raport me shumë vende që kanë kampion botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhat stërvitore speciale. Se aty ka akoma boshllëk, për t’iu dhënë mundësi të stërviten në kushte optimale, bashkë me trajnerët për të gjithë periudhën e nevojshme në ato parametra siç është rasti i Luizës.

S.DH/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qerimi: 28/03/2023 15:57

    Mungon edhe ylli i 8 (????????????) Marin Buabuzuq Mason Meksi

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/03/2023 13:46

    Fideli ku e ka bere shkollen e mesme?

    Përgjigju
    • Or tej: 28/03/2023 15:42

      Ka kapercy nga 8 vjecare ne universitet privat or teeeejjjjj

  • Or tej: 28/03/2023 13:19

    Te ardhurat neper xhepat e oligarkeve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Bjordi: 28/03/2023 12:49

    Eshte nje kenaqesi e madhe te shohim se aarti dhe sporti po marrin zhvillimin e duhur

    Përgjigju
  • Mondi: 28/03/2023 12:40

    Artit sportit dhe kultures po i kushtohet vemendja e duhur

    Përgjigju
  • Gerta: 28/03/2023 12:40

    Suksese te metejshme sportisteve tane te talentuar dhe mirenjohese pafund qe na kane nderuar me fitoret qe kane bere

    Përgjigju
  • Kiara: 28/03/2023 12:39

    Sporti ka marre shume zhvillim keto kohet e fundit ku dhe vendimi i basteve online do ndikoje ne rritjen e ekonomise se vendit

    Përgjigju
  • Elida: 28/03/2023 12:26

    na bejne cdo dite krenare me arritjet e tyre keta sportiste

    Përgjigju
  • joni: 28/03/2023 12:25

    supwr i uroj sa me shume suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën