Këto pamje të ceremonisë mortore për të ndjerin nga COVID Arianit Alliu kanë shokuar opinionin publik. Për ekspertët e shëndetësisë turma të tilla përkthehen në shumëfishim të infektuarish.
Mjeku infeksionist i spitalit të Librazhdit, Abedin Isaku apelon më fortë se kurrë që të shmangen grumbullimet
" Zakonisht janë vatr familjare, pra janë familje të cilat e marrin dhe na bënë, nga rasti që në një familje gati të tërë e kalojnë. Janë vakitë që ndihmojnë në përhapje", tha Isaku.
Ne bashkine e Librazhdit situata e koronavirusit është përkeqësuar gjatë nëntorit dhe fillm-dhjetorit. Moshat më të prekura janë 50-60 që paraqesin dhe simptomat më të rënda.
" Ajo që duhet të bëjnë njerëzit për të parandaluar këtë sëmundje shumë të rrezikshme janë maskat dhe distancimet sociale. Sa më të distancuar të jemi sepse sëmundjet infektive është më mirë ti parandalosh se sa ti mjekosh. Apeli ky është sa më shumë të distancohemi sa më shumë të rrimë me maskë. Të bëjmë dalje vetëm të nevojshme", tha ai.
Mjeku shprehet se sëmundja merr drejtim negativ në ditën e 7 të infektimit dhe pacientet me probleme pulmonare paraqiten në spital.
"Situata me COVID në bashki paraqitet me një incidencë që po shtohet përditë. Raste kanë ardhur në rritje dhe janë kryesisht në zona rurale. Kjo është një sëmundje që nëse kemi 100 të infektuar në 20% jep shenja që mund të jenë nga më të lehtat te më të rëndat. Zakonisht fillon me teperaturë. Kurse rastet që bëjnë klinikë tjetër atëherë fillojnë komplikacione. Ne i vlerësojmë sipas rastit, nëse bëhet një grafi, radiologji, shikohet niveli i oksigjenit në gjak dhe jepet mjekimi. Deri në nivelin e oksigjenit 90-91-92-93 mjekohen këtu. Kor zbret nën 90 i referohet spitalit", tha ai.
Aty ku dendësia e popullsisë është më e madhe, aty është edhe më i përhapur virusi, konkretisht qytetet Librazhd e Përrenjas, ndërsa në fshatra ka më pak të prekur nga Covid-19.