CERN zbulime të reja, mund të
ndihmojnë për 'strukturën' e universit

CERN zbulime të reja, mund të<br />ndihmojnë për 'strukturën' e universit
Qendra Europiane Kërkimore Nukleare (CERN) ka deklaruar se ka zbuluar copëza të reja të cilat mund të ndihmojnë për zbulimin e strukturës së universit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas një deklaratë nga CERN thuhet se nga përshpejtimi më i fuqishëm dhe i shpejtë i atomit i cili quhet ndryshe si përplasja e Hadron-it për zbulimin e "Higgs Bozonu" janë gjetur copëza të quajtura "pentakuark".
 
Sipas zëdhënësit të CERN, Guy Wilkinson,  "Pentakuark" nuk është vetëm një copëz e re, por një gjë që tregon komponentët bazë të bashkimit të neotroneve me protone gjë e cila nuk është zbuluar në kërkimet e kryera që prej 50 vitesh.
 
Wilkinson thotë se "pentaquarks" që formohet nga bashkimi i pesë grimcave subatomike në saj të kërkimeve mund të ndihmojë në zbulimin e strukturës së universit.
 
Dy vite nga përplasja e madhe e Hadronit në muajin qershor pas përplasjes së dytë e cila ishte me dyfishin e energjisë së përplasjes së parë u morën edhe përfundimet e para. Në përplasjen e cila realizohet në një tunel prej 27 kilometrash duke marrë të dhëna fizike shkencëtarët mundohen të gjejnë misterin e strukturës së universit. Me anë të këtyre provave shkencëtarët gjithashtu synojnë edhe zbulime të reja si në fushën e teknologjisë, etj.
 
 

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)