Një çift nga fshati Dushk i Belshit është prangosur nga Policia, pasi janë kapur në flagrancë duke dhunuar kunatën e tyre 32-vjeçe.

Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, janë dy shtetasit e arrestuar.

Njoftimi i plotë:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh,(burrë e grua).

Shtetasit e lartpërmendur në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.