ELBASAN - Punonjësi i policisë, i qëlluar me thikë para mitingut të PD-së në Cërrik nga një 50-vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e qytetit ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Pas një sherri në një lokal me bashkëqytetarin e tij, 50-vjeçari ka goditur me thikë në shpatull policin që tentoi t'i ndante.
Incidenti i rëndë është regjistruar dje përpara mitingut të PD–së në Cërrik, ku merrte pjesë kreu i qeverisë.
Efektivi i policisë quhet Bashkim Malo, 40 vjeç dhe mësohet se agresori ka qenë në gjendje të dehur në çastin e sulmit. Sherri në të cilin është plagosur efektivi ka ndodhur në një lokal të qytetit, ndërsa autori i ngjarjes, 50-vjeçari i ngjarjes, Dilaver Hyseni, ka sulmuar me thikë bashkëqytetarin e tij.
Efektivi i policisë, Malo, dhe kolegë të tij, të gjendur në vendngjarje duke marrë masat paraprake pasi në orën 19.00 ishte lajmëruar se do të zhvillohej mitingu i PD-së.
Malo është afruar tek qytetarët që po grindeshin për të shuar zënkën mes tyre, por është sulmuar nga i dehuri që mbante një thikë në dorë, i cili e ka goditur dy herë pas shpine.
Sipas detajeve që policia e qytetit të Cërrikut ka dhënë për gazetën "Shekulli", Malo është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal ku ka marrë mjekimet e para dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, agresori Dilaver Hyseni, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com