Cerrik - Ka rreth dy vjet që qytetit të Cerrikut, qytet  rreth 30 kilometra larg Elbasanit,  i mungon kinemaja, si i vetmi objekt kulturor argëtues për qytetarët.
Një zjarr i papritur e dogji këtë qendër kulturore, dhe që nga ajo ditë tashmë kjo qytezë nuk ka një qendër culture siç është kinemaja. Flakët e zjarrit shkrumbuan të gjithë godinën bashkë me veprat e artit që ndodheshin Brenda saj, dhe aktualisht në mungesë të një godine, aktivitetet e ndryshme kulturore organizohen në vende të improvizuara nga bashkia e qytetit, në raste të shumta në ambjent të hapur.
Vetë bashkia nuk ka mundësi të përballojë me fondet e saj ndërtimin e kinemasë, pasi sipas përfaqësuesve të bashkisë për rikonstruksionin e kinemasë duhen më shumë se 10 milion lekë të vjetra, ndërsa kën nëkruar ndihmën e Ministrisë së Kulturës që të bëjë të mundur akordimin e një fondi.
Objekti ka pësuar dëmtime dhe në konstruksionin e tij. Është djegur plotësisht e gjithë siperfaqja e ndërtesë. Tashmë kjo godinë e shkatërruar në qendër të qytetit të Cërrikut nuk të lë asnjë përshtypje se dikur këtu ka pasur një qendër kulturore. Mungesën e saj më së shumti e ndjejnë fëmijët,  të cilët aktivitetet e tyre të ndryshme i kryenin në këtë qendër.
ATSH/