Kandidati i koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, i shoqëruar nga Sekretari Politik i Qarkut, ministri Edmond Haxhinasto, si dhe personalitete të së majtës, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e komunës Shalës.
Toska ndau me banorët vizionin për të hapur vende pune duke lidhur bujqësinë dhe turizmin nëpërmjet agroturizmit. Ai u shpreh se "komuna e Shalësit do të marrë vëmëndjen që i takon për më shumë punësim, duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët".
Duke vlerësuar tokën e begatë të kësaj zone, Toska shtoi se "unë ju siguroj vlerësimin e punës suaj, si edhe vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t'ju siguroj lidhjen e produktit me Shalësin. Do t'ju sigurojmë që subvencioni të shkojë tek prodhuesi dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t'ia vlejë të merresh me bujqësi", tha Toska. Njëkohësisht, kandidati i koalicionit të majtë u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm dhe problemet që kanë me ujësjellësin, kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, si dhe infrastruktura rrugore. Shumë shpejt, falë edhe mbështetjes së qeverisë, do të marrë jetë projekti Elbasan - Banjë, Gostimë - Mollas, si dhe Cërrik- Papërr, të cilat do të lehtësojnë dhe përmirësojnë qarkullimin, si dhe shkurtojnë distancat, tha ai.
Sekretari Politik i zonës, Edmond Haxhinasto, kërkoi mbështetjen e të gjithë banorëve për një jetë më të mirë. "Mendoj se duke krahasuar dy kandidaturat që kemi përballë, mendoj që të ardhmen tonë, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tanë duhet ta shohim me fitoren e bashkisë nga Altini, sepse me Altinin nuk fiton ai, por fitojmë të gjithë ne".z.t/ /atsh/