CËRRIK- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Cërrik pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre.
Në pranga nga policia janë vënë vëllezërit Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç të dy banues në fshatin Xherije.
Sipas policisë, çështja e pronësisë është bërë shkak i dhunës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Cërrik
Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre për motive pronësie, ndalohen nga policia dy vëllezërit
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasve:
Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç të dy banues në fshatin Xherije.
Ndalimi i tyre, u bë pasi më datë 17.09.2017, në rrugën e fshatit Xherije, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit A.D., 40 vjeç
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 130/a/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com