Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën! Të rikthejmë ligjin për lustracionin

 

Deputeti Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve. Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre. Sipas Bylykbashit, duhet të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionin.

‘Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin me mekanizma për të hequr ata që kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga ata drejtues politikë që ngritën atë sistem kriminal komunist. Po ta kishim bërë në kohë dhe të kish funksionuar siç duhet ligji i vitit 1995, PS jo vetëm që do ishte boshatisur, por do ishte mbushur shpejt me gjak të ri. Është e deformuar kështu sepse kjo nuk ndodhi dhe kërkuat në 2008 të rrëzohej ligji i lustracionit. Ata që janë gjallë dhe kanë vuajtur, jo thjesht dhunohen moralisht, por nëse diskutojmë diçka konkrete: kjo gjë o bëhet mirë, ose bëhet pis e llum. Meqë thoni se nuk u bë si duhet në 1995, hajde ta bëjmë si duhet. Për propozimin e Ballës, bie ndesh me jurisprudencën e Kushtetueses. Autoriteti është organ i administratës, por nuk ka me ligj kompetenca kuazi gjyqësore. Ky propozim cënon 2 gjëra: cënon sigurinë juridike, kush ka dashur e ka cuar në gjykatë vendimin e komisionit të 1995; vendimi që do marrë Autoriteti do vërë në dyshim një vendim të mëparshëm dhe këtë kompetencë ia merr gjykatës. në lidhje me projektligjin tjetër, nëse vendosim sot një rregull që deklasifikohen të gjitha dosjet, i bie që autoriteti ka bërë punë në kundërshtim me ligjin. Sot nuk ka asnjë dispozitë që i jep fuqi mbajtjes sekrete të atyre dosjeve. Të gjitha dosjet e sigurimit janë të deklasifikuara, kalimi i afatit e ka bërë deklasifikimin si koncept. Mendoj se dosjet janë të gjitha të hapura, konsultohen në mënyrën si e përcakton ligji. Në fund fare rezultati duhet të jetë lustracioni. Kujt i del emri ikën nga funksioni me ligj, siç kemi bërë dekriminalizimin. Unë nuk e pranoj dot faktin që dosjet janë të mbyllura. 3 milionë shqiptarët e 1990, nëse duan të bëjnë verifikim nëse ka dosje për ta, kanë të drejtën ta bëjnë, të marrin dhe kopje. Po të ishin të klasifikuara, do të deklasifikohej me vendim të Autoritetit nëse duhet të hapen apo jo.’- u shpreh Bylykbashi.

Deklaratës së tij iu përgjigj socialistja Ermonela Felaj, e cila tha se nuk mund të rikthehemi pas në kohë. 

“Shumica nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ne jetojmë në një kontekst tjetër ligjor, të vlerësimit të rrethanave. Gjërat kanë bërë progres, nuk jemi më në vitin 1995, por në vitin 2022. Të quash hipokrizi propozimin që kërkon propozimin që certifikata të mos përdoren si muri mbrojtës. Kjo është përdorur për vite e vite me radhë. Qartësisht ato dokumente të cilët nuk ka arsye të mos i marrim me mend si janë bërë. Hiqni këto certifikata dhe kushdo person që do të jetë protagonist në jetën publike të këtij vendi të përballet me autoritetin”, tha Felaj. 


Lajmi kryesor:

PS-PD dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit: Më në fund drejtësi! Partia e Lirisë: Rama po përdor Autoritetin e Dosjeve për të shantazhuar Metën


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë