PS-PD dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit: Më në fund drejtësi! Partia e Lirisë: Rama po përdor Autoritetin e Dosjeve për të shantazhuar Metën

TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë konfirmuar sot konsensusin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Të dyja palët kanë miratuar në parim propozimin e socialistëve për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, që do të mundësojë të vendosen në sitë të gjithë politikanët që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.  

PS prezantoi projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

"Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë", tha Bushka.

Nga ana tjetër, PD kërkon hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera. Alibeaj tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

"Përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për peridhën 20 nëntor deri ën ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit ët shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit. Qytetarët kanë të. Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh:, tha Alibeaj.

Dy nismat e PS-së dhe PD-së janë kundërshtuar nga Partia e Lirisë. Deputetja Erisa Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixho akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik.

Nga ana tjetër, deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që të mos hapen dosjet e ish-sigurimit për të përndjekurit politikë, me argumentin se do t’iu shkaktohet një dhimbje e madhe. Kërkesa nuk gjeti konsensus nga opozita, ku Alibeaj deklaroi se e mirëkupton Mediun, por ka ardhur koha që e vërteta të dalë në shesh.

Kjo nismë e socialistëve dhe demokratëve vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Hapja e dosjeve, Bardhi: I japim fund diskutimit 30-vjeçar! Autoriteti i Dosjeve ta kishte trajtuar si fenomen, mos të kishte përmendur raste individuale

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se hapja e dosjeve jep fund një diskutimi prej 30 vitesh. Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve duhej të ishte treguar më i kujdesshëm, pasi këtë çështje duhej ta kishte trajtuar si fenomen dhe jo të kishte përmendur raste individual, referuar nxjerrjes së emrit të ish-presidentit Ilir Meta.

“Përveç mbështetjes që i japim anëtarëve të autoriteteve të dosjes dhe askush s’ka të drejtë ti sulmojë dhe intimidojë, duhet të gëzojnë mbështetjen e kuvendit. Do kisha preferuar që çështjen ta mbante në kuadrin e fenomenit. Nga një fenomen u kthye në çështje individuale. Përgjegjësinë e ka Autoriteti i Dosjeve. Duke përdorur një emër apo individ të caktuar, që në shkresë dikush përmendet me emër dhe sikush me iniciale, na bën ne që kemi një qëllim të mirë. Të mos bëhemi pis dhe e gjithë iniciativa jonë të mos jetë e paragjykuar por të ketë një qëllim të mirë dhe ti japë fund një debati që zgjat prej 30 vitesh, do duhej që autoriteti të kishte treguar kujdes për të mos kthyer një fenomen në raste individuale. Ajo që tha Xhixho, mund të mos qëndrojë, por shpejtësia që ka vepruar autoriteti na vendos në një pozitë gjykuese. Nuk është ligj për ilir Metaj, është ligj për veprimtarinë e sigurimit të shtetit. Nuk ka emër pas këtij ligji, pastaj kush ka qenë bashkëpunëtor të ngrejë tymnajë sa të dojë. Por ne duhet të tregojmë kujdes që të trajtojmë fenomenin. Duke theksuar gjithë mbështetjen time për punën e autoritetit”, tha Bardhi.

Ora 14:30
Hapja e dosjeve, Korreshi: S’mund të qeverisemi nga spiunë të kamufluar, të dalin sa më shpejt nga politika

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur pro hapjes së dosjes së ish-sigurimit. Koreshi tha se spiunët duhet të dalin sa më shpejt nga politika.

“Kjo nismë është e vonuar. Ne mezi presim! Spiunët të dalin sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mundet Shqipëria të qeveriset nga spiunë të kamufluar. Ky komision të rrisë kapacitet dhe të dalë sa më shpejt llumi. Kemi kaq kohë që kapemi me çështje procedurale. Erdhi koha më në fund t’i japim dinjitetin kategorisë së ish të përndjekurve politike”, tha Korreshi.

Ora 13:42
Partia e Lirisë kundër hapjes së dosjeve, Xhixho: Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga PS për të shantazhuar kundërshtarin politik

Deputetja e Partisë së Lirisë ka kundërshtuar ashpër nismën e PS-së dhe PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Në Komisionin e Ligjeve, deputetja Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixho akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka i bëri thirrje Xhixhos që të mos i kthejë Kauzat personale në çështje të Komisionit.

Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

Diskutimi

Xhixho: Prisja të kishim një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të autoritetit të dosjeve që janë votuar nga ky kuvend dhe kanë përgjegjësi të madhe, të një zyre pranë qeverisë dhe me metodës më keq se sigurimi i shtetit, nëse ky parlament do ishte i sinqertë do ishte diskutuar sot për propozimit që kanë 7 muaj që flenë në sirtarët e parlamentit, për naftën, indeksimin e pagave. Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë, për turpin e maxhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e autoritet, e vënë në lëvizje nga një e-mail anonim. I gjithë ky ligj, në fakt para një alibie, për të gjitha veprimet skandaloze, shantazheve të autoritetit të dosjeve.

Flet qartë sesi Meta, sesi ka hetuar autoriteti dosjeve, ka marrë 7 vendime në një ditë, është një standard i Rilindjes, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime dhe ka dërguar m shpejtësi letër, ndërkohe që ligji e thotë ndalon hetimin, ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar kuvendit. Në dosjen që pretendon autoritet emri Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Kam deklaratën e zotërisë F.T, e bërë në vitin 90, i cili në asnjë moment, thotë qartë pretendimet e tij dhe nuk është në asnjë moment e shprehur Ilir Rexhep Metaj. Kemi votuar pro atij ligji, në 2015, të iniciuar nga maxhoranca e asaj kohe, por ky ligj që diskutojmë sot që është alibi e qartë e kësaj maxhorancë për të përdorur si mashe autoritetin ndaj kundërshtorëve politikë është e papranueshme. Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje.

Bushka: Nuk jemi organi që shqyrtojmë është vepruar drejt gabim apo keq nga një institucion, kush ka pretendime ti drejtohet organeve përkatëse. Ky komision po i shërben një parimi të përgjithshëm, një interesi publik, këtu nuk po merremi me një individ apo dy individë. Kujdes kur referohemi institucionit, të respektojmë të ftuarit. Kauzat personale nuk mund t’i kthejmë në çështje të Komisionit të Ligjit.

Ora 13:26
Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën! Të rikthejmë ligjin për lustracionin

 

Deputeti Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve. Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre. Sipas Bylykbashit, duhet të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionin.

‘Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin me mekanizma për të hequr ata që kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga ata drejtues politikë që ngritën atë sistem kriminal komunist. Po ta kishim bërë në kohë dhe të kish funksionuar siç duhet ligji i vitit 1995, PS jo vetëm që do ishte boshatisur, por do ishte mbushur shpejt me gjak të ri. Është e deformuar kështu sepse kjo nuk ndodhi dhe kërkuat në 2008 të rrëzohej ligji i lustracionit. Ata që janë gjallë dhe kanë vuajtur, jo thjesht dhunohen moralisht, por nëse diskutojmë diçka konkrete: kjo gjë o bëhet mirë, ose bëhet pis e llum. Meqë thoni se nuk u bë si duhet në 1995, hajde ta bëjmë si duhet. Për propozimin e Ballës, bie ndesh me jurisprudencën e Kushtetueses. Autoriteti është organ i administratës, por nuk ka me ligj kompetenca kuazi gjyqësore. Ky propozim cënon 2 gjëra: cënon sigurinë juridike, kush ka dashur e ka cuar në gjykatë vendimin e komisionit të 1995; vendimi që do marrë Autoriteti do vërë në dyshim një vendim të mëparshëm dhe këtë kompetencë ia merr gjykatës. në lidhje me projektligjin tjetër, nëse vendosim sot një rregull që deklasifikohen të gjitha dosjet, i bie që autoriteti ka bërë punë në kundërshtim me ligjin. Sot nuk ka asnjë dispozitë që i jep fuqi mbajtjes sekrete të atyre dosjeve. Të gjitha dosjet e sigurimit janë të deklasifikuara, kalimi i afatit e ka bërë deklasifikimin si koncept. Mendoj se dosjet janë të gjitha të hapura, konsultohen në mënyrën si e përcakton ligji. Në fund fare rezultati duhet të jetë lustracioni. Kujt i del emri ikën nga funksioni me ligj, siç kemi bërë dekriminalizimin. Unë nuk e pranoj dot faktin që dosjet janë të mbyllura. 3 milionë shqiptarët e 1990, nëse duan të bëjnë verifikim nëse ka dosje për ta, kanë të drejtën ta bëjnë, të marrin dhe kopje. Po të ishin të klasifikuara, do të deklasifikohej me vendim të Autoritetit nëse duhet të hapen apo jo.’- u shpreh Bylykbashi.

Deklaratës së tij iu përgjigj socialistja Ermonela Felaj, e cila tha se nuk mund të rikthehemi pas në kohë. 

“Shumica nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ne jetojmë në një kontekst tjetër ligjor, të vlerësimit të rrethanave. Gjërat kanë bërë progres, nuk jemi më në vitin 1995, por në vitin 2022. Të quash hipokrizi propozimin që kërkon propozimin që certifikata të mos përdoren si muri mbrojtës. Kjo është përdorur për vite e vite me radhë. Qartësisht ato dokumente të cilët nuk ka arsye të mos i marrim me mend si janë bërë. Hiqni këto certifikata dhe kushdo person që do të jetë protagonist në jetën publike të këtij vendi të përballet me autoritetin”, tha Felaj. 

Ora 12:55
Mediu kundërshton: Të mos hapen dosjet e ish-Sigurimit për të përndjekurit politikë! Alibeaj: Të mirëkuptoj, por e vërteta duhet të dalë

 

Deputeti demokrat, Fatmir Mediu ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që të mos hapen dosjet e ish-sigurimit për të ish-përndjekurit politikë. Sipas Mediut, kjo s’do ishte e drejtë për ish-të përndjekurit, pasi do iu shkaktohej një dhimbje e madhe.

Por, kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se e mirëkupton kërkesën e Mediut, por hapja e dosjeve është një domosdoshmëri, pasi e vërteta duhet të dalë në shesh.

Pjesë nga diskutimi:

Mediu: Të hapen këto dosjet për gjithsecilin, por në qëndrimin tonë nuk mund tu bëjmë moral të përndjekurve politikë, s’mund të kërkojmë hapjen e dosjeve të të përndjekurve politikë, ka presion, histori të tmerrshme brenda familjes. Nëse nuk u dhamë mundësinë që të rehabilitohen dhe s’ka asnjë përgjegjës, të kthehen në pronat e tyre, të mos bëjmë lodra në kurriz të atyre. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të diskutojë për qëndrimin e atyre njerëzve, u janë pushkatuar motrat vëllezërit, baballarët. Do ishte e padrejtë dhe e pamoralshme nga ana jonë.  Duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar dhimbje e probleme”, tha Mediu.  

Bushka: I shërben zbardhjes të së shkuarës. Është domosdoshmëri. Padiskutim është një simbolikë e fuqishme jo vetëm për të kaluarën por edhe për brezat e ardhshëm. Ju mund të keni të drejtën tuaj ta paragjykoni, s’po them gjë, këtë qëndrim keni pasur edhe në 2015. Kjo nuk na bën ne që s nismëtar të jemi të ftohtë. Pavarësisht dhimbjeve për çështjet që preken nga personat që kanë vuajtur nga ai regjim, ne një klasë e re politike jemi tërësisht të ftohët, duhet të jemi të kujdesshëm. Përsa kohë është treguar kujdesi maksimal, ne nuk jemi vonë. Ju kërkoj të mos na paragjykoni.

Alibeaj: Jam i pirur që të shoh dhe të lehtësoj dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës të të persekuturave politikë. Dilema ka qenë gjithmonë kjo, të mos hapim dosjet se ndoshta mund të ketë pasur raste që kriminalitet i sigurimit mund të ketë shkuar deri brenda familjeve të të përndjekurve. Kjo do të kishte koston tjetër, kriminaliteti i sigurimit kurrë nuk do të dilte në pah. Dilemë morale shpirtërore. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, unë kam bindjen, e vërteta na bën të lirë. Në analizë të fundit, edhe pjesa e të përndjekurve, ata të cilët kundër dëshirës tyre, të shtyrë, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptarë sot po edhe familjet e tyre duhet të kuptojnë që s’ka qenë shkak thyerja e tyre por kriminaliteti i ish-sigurimit. E mirëkuptoj sensibilitetin e mediut, por jo e vërteta na bën të lirë.

Ora 12:38
PS dakord me propozimin e PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

 

Partia Socialiste është dakord në parim me propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit. Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj tha se ka ardhur koha që të punojnë të gjithë bashkë për këtë çështje.

“Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh. Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit.

Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë. (...) Dakord në parim”, tha Felaj.

Ora 12:24
Ligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Alibeaj: Të mos përdoret për luftë politike

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në komisionin e ligjit ku po diskutohet projektligji për verifikimin e politikanëve nëse janë apo ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Alibeaj kërkoi që ky ligj të mos shndërrohet në një luftë politike, por si mjet i nevojshme për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë.

‘Kemi pasur parasysh me kolegët se rrezikun që inciativa të tilla të mund të bien në kurthin politik të luftës politike. Mos e shihni në këtë mënyrë s’duhet të shndërrohet në një luftë politike, pro si një mjet i nevojshme që shoqëria shqiptare ka në raport me të shkuarën dhe historinë dhe realitetin me të ardhmen. Duhet parë vetëm në këtë mënyrë, jemi të hapur për ta parë ligjin.’- tha Alibeaj.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 21/09/2022 16:14

    Moooos. Goditje e dyfishte per neve. Hapja e dosjeve na pamundeson shantazhin ndaj spiuneve per te cilet neve kishim dosje te vjedhura. Poashtu do shkaterroj PL-ne e Metes. Si do e rrezojm Ramen tani…? Si do rrezojm ate ndyrsire qe i’u kundervu marreveshjes se detit qe arritem me qeverine Berisha… VERSULUNI me propagand, sklleverit e mi! Efharisto

    Përgjigju
  • ish Komunisti: 21/09/2022 14:55

    Komunistet nuk kishte nevoje te ishin bashkepunetore dhe nuk lejohej te beheshin! Pra perseri populli do ta haje...!

    Përgjigju
  • Kasem Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 21/09/2022 13:34

    O Oerd Suma po pse more burec bie ndesh me kushtetutën ? Apo pse Salh bajga jote ka qen kamunist e spiun prandaj bie ndesh me kushtetutën o Oerd Bashibozuku që ri mbrapa Salës e pordhat ja kafshon o Oerdi hajvon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë