TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtem shkarkoi nga detyra konsullen shqiptare në Milano Luljeta Çobani, pas denoncimit të bërë publik në një emision investigativ.
"Duke filluar nga dita e sotme znj. Luljeta Çobanaj nuk është më pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë për rastin në fjalë do të ketë një hetim të plotë për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë e mundshme", - thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Jashtme.
Sipas denoncimit në media, qytetarët që i drejtoheshin konsullatës shqiptare në Milano, pagunin një shumë parash prej 1 mijë euro për të marrë një certifikatë martese, dokument që i jepej menjëherë me firmën e konsulles Çobanaj, pa pasur asnjë vërtetimi nga njësia administrative përkatëse në Shqipëri nëse qytetari ishte i martuar apo jo.
Në rastin e bërë publik, një shqiptare e cila në gjendje civile në vendin tonë figuronte beqare, merrte në konsullatë certifikatë martese me një italian, i cili në shtetit fqinj rezultonte i martuar. E gjithë kjo paligjshmëri e denoncuar, ndodhte kundrejt 1 mijë eurove rryshfet.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com