Certifikata mirënjohje për 'Emergency Response Albania' për ndihmën pas tërmetit

Certifikata mirënjohje për 'Emergency Response Albania' për ndihmën pas tërmetit

Shërbimet e urgjencës “Emergency Response Albania” ndihmuan në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, si në Tiranë e Thumanë, duke dhënë një kontribut të vlefshëm për kapërcimin e situatës. Në shenjë vlerësimi për punën e kryer, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Zvicrës nderuan me certifikata mirënjohje vajzat dhe djemtë që në këto ditë fatkeqësie u gjendën pranë komunitetit.

Veliaj u shpreh se falë projektit të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës do të vijojë puna për rindërtimin, duke përfshirë dhe lagjet e reja. “Kemi identifikuar një tokë këtu në Pezë, po ashtu një tjetër terren në Ndroq, janë toka publike ose që duan pak shpronësim, që kanë nevojë për një sistemim nga bashkia për ujë, kanalizime dhe energji elektrike. Për zona shumë të largëta Kërçukja në Ndroq apo Gjysulkonja, ku ka pak familje e ku fëmijët ndjekin shkolla kolektive, nuk do të ribëjmë shtëpitë aty, por do t’i sjellim më afër shërbimeve. Por, ata mund të vazhdojnë ta mbajnë tokën e tyre, ullinjtë, bagëtinë”, deklaroi Veliaj.

Mandej, ai nënvizoi se përmes këtij projekti synohet edhe një riorganizim i banesave, me qëllim rritjes e cilësisë së jetës për këta banorë. “Nga kjo fatkeqësi mësuam, u trajnuam, morëm eksperiencë, por tani kemi edhe një mundësi të madhe, që të presim ciklin e varfërisë për familjet e prekura. Në këtë rast duhet edhe pak punë bindëse sepse rindërtimi nuk është vetëm llaç e tulla, por është edhe emancipim për një mundësi të re, për të krijuar komunitete të reja si në Ndroq e Pezë. Kjo vlen edhe për lagjet e reja që do të bëjmë në Kombinat apo në zona të tjera si “5 Maji” apo Uzina e  Autotraktorëve”, nënvizoi Veliaj.

Ambasadori zviceran, Adrian Maître shprehu mirënjohjen e tij për grupin e ERA-s, të cilët punuan në ato ditë të vështira për të lehtësuar sado pak dhimbjen dhe vështirësitë e familjeve të prekära nga tërmeti. “Veprimet tuaja kanë qenë humanitare, në kuptimin e plotë të fjalës; së pari, duke dhënë ndihmën e parë profesionale, dhe së dyti, duke treguar dhembshuri e respekt për qytetarët e prekur nga tërmeti. Ju keni pasur një organizatë profesioniste që ju ka mbështetur. “Era”, si një organizatë me prapavijë zviceriane, është pranuar edhe si një organizatë shqiptare. Unë e admiroj punën e stafit që po nderohet sot dhe vlerësoj gjithë punën që bëjnë në Shqipëri “Era” dhe Fondacioni Zvicerian për Inovacion”, tha ambasadori Maître.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'