TIRANE, 8 Janar/ATSH/- Mbajtësi i një çertifikate OEA, i nënshtrohet më pak kontrolleve fizike dhe dokumenteve sesa operatorët e tjerë ekonomik.
Autoritetet doganore mund të vendosin ndryshe në rastet e detyrimeve për kontrolle të përcaktuara dhe në respektim të ligjeve të tjera dhe kur vlerësojnë prezencën e ndonjë kërcënimi të veçantë. Kur, pas analizave të riskut, një dërgesë e mbuluar nga një deklarim përmbledhës ose nga një deklarim doganor të depozituar nga një Operator Ekonomik i Autorizuar përzgjidhet për shqyrtim të mëtejshëm, autoriteti doganor kompetent, duhet të kryejë kontrollet e nevojshme me përparësi. Në qoftë se OEA e kërkon, dhe merr miratimin e autoritetit doganor në fjalë, këto kontrolle mund të kryhen në një vend të ndryshëm nga vendi i zyrës doganore të përfshirë.
Aplikimi për një certifikatë OEA
Aplikimi për një certifikatë OEA duhet të bëhet me shkrim ose në formë elektronike. Kur autoriteti doganor konstaton se kërkesa nuk përmban të gjitha të dhënat e kërkuara, autoriteti doganor, brenda 30 ditëve nga marrja e aplikimit, i kërkon operatorit ekonomik të plotësojë informacionin e duhur, duke i dhënë arsyet e kësaj kërkese.
Aplikimi për marrjen e një certifikate OEA paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave i shoqëruar me pyetësorin e vetëvlerësimit.
Aplikuesi duhet të caktojë një pikë qendrore informacioni ose të emërojë një person kontakti brenda administratës së tij, për t'ia bërë lehtësisht të disponueshëm autoritetit doganor të gjithë
informacionin e nevojshëm që provon përputhshmërinë me kërkesat për lëshimin e "Certifikatës OEA".
Aplikuesi, për aq sa është e mundur, i paraqet me mjete elektronike të dhënat e nevojshme për autoritetet doganore.
Refuzimi i aplikimit për OEA
Aplikimi refuzohet në rastet e mëposhtme, kur aplikimi nuk është në përputhje me rregullat e percaktuara, kur aplikuesi është dënuar për një vepër të rëndë penale, që lidhet me aktivitetin ekonomik të tij ose i nënshtrohet procedurave të falimentimit në kohën eparaqitjes së aplikimit, kur aplikuesi ka përfaqësues ligjor në çështjet doganore, i cili ka qenë i dënuar për vepër të rëndë penale, që lidhet me shkelje të rregullave doganore dhe tatimore dhe të lidhur me veprimtarinë e tij sipërfaqësues ligjor, kur aplikimi është paraqitur brenda tre vjetëve pas revokimit të "Certifikatës OEA". Refuzimi i një aplikimi për OEA nuk duhet të çojë në pezullimin ose revokimin automatik të ndonjë vendimi të favorshëm ekzistues të dhënë sipas legjislacionit doganor.
Njohja reciproke e operatorëve ekonomikë tëautorizuar
Një aplikues nuk është e nevojshme të jetë i vendosur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë kur një marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe një vendi tjetër në të cilin është vendosur operatori ekonomik parashikon njohjen reciproke të certifikatave OEA dhe përcakton masat administrative për kryerjen e kontrolleve të duhura në emër të autoritetit doganor të Republikës së Shqipërisë në qoftë se kërkohet./a.gjonaj/ /a.g/












