Certifikatë vaksinimi për tu futur në bare e restorante, francezët në protesta masive kundër vendimit! Në Australi protestojnë kundër karantinës totale

Francezët kanë shpërthyer në rrugë kundër zgjatjes së afatit të certifikatës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara. Ishte fundjava e dytë me radhë që solli me mijëra njerëz kundër vendimit të qeverisë

për të lejuar futjen në restorante, bare dhe institucione të tjera kulturore vetëm me certifikatë shëndetësore.

Rrugët e Parisit u mbushën me protestues kundër zgjatjes së afatit të certifikatës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara. Ajo që përcakton kjo certifikatë është se personi që e disponon është plotësisht i vaksinuar ose që është testuar negativ gjatë 24 orëve të mëparshme ose është shëruar nga COVID gjatë gjashtë muajve të mëparshëm. Tubimet pati  edhe në dhjetëra qytete dhe fshatra në Francë. 

Edhe në Australi mijëra qytetarë australianë protestuan në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak të rritje së ndjeshme të numrit të infektimeve me Covid-19. Protesta më e madhe u zhvillua në Sidnei, ndërsa tubime më të vogla u mbajtën në Melburn dhe Brisbane. Qeveritë e disa rajoneve australiane kanë ri-vendosur masat e forta teksa afro 13 milionë banorë të Australisë janë prej disa ditësh në karantinë totale. Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa protestuesit hodhën edhe shishe me bojë drejt forcave të rendit.

Policia bëri të ditur se kishte arrestuar 53 protestues dhe kërkoi respektimin e urdhrave të autoriteteve shëndetësore kundër përhapjes së Covid. Shtrëngimi i masave erdhi pas një shtimi të dukshëm të infektimeve, kjo edhe për shkak të pranisë së variantit delta. Australia është një vendet që ka një shkallë shumë të ulët vaksinimi, me rreth 14 për qind e popullsisë së imunizuar.

Pamje nga protesta në Australi 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin