Certifikimi i vreshtarisë e eksporti i
verës,Panariti takon deputeten Kovac 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një takim me deputeten e Bundestagut gjerman, Kordula Kovac, përfaqësuese e Partisë Kristian Demokrate ( CDU), ku në fokus të takimit ka qenë çështja e vreshtarisë dhe eksportit të verërave shqiptare drejt tregjeve evropiane si dhe ndihmën që mund të japë për certifikimin e tyre.
 
Kovac është anëtare e Komitetit për Ushqim dhe Bujqësi dhe zëri kryesor i kultivuesve të vreshtarisë dhe prodhuesve të verave gjemane. Ajo është shoqëruar në këtë takim nga Prof. Dr. Monika Christmann, Kryetare e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV) dhe Prof. Dr.  Manfred Großmann (Universiteti i Geißenheim).
 
Panariti bëri një prezantim të traditës së kultivimit të disa varieteteve të përmendura,   Kalmeti, Merloti, Kabërneja, Tokai dhe Riesling, duke theksuar se vera shqiptare e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar.   

Panariti u ndal edhe në një nga arsyet që mbajnë pezull të ardhmen e këtij sektori, çështja e pronës dhe fragmentarizimi i tokës.
 
Kjo pengesë ka filluar të tejkalohet vitet e fundit kur me iniciativë të kultivuesve dhe prodhuesve të verës, janë bashkuar sipërfaqet e tokave dhe janë kultivuar varietete autoktone të pëlqyera dhe të kërkuara në tregun ndërkombëtar” tha ai.
 
Panariti kërkoi mbështetjen dhe asistencën teknike në procesin e certifikimit të verave shqiptare.
 
Sot prodhimi i verës është rritur në krahasim me vitet e mëparshme, me 10178 ha me vreshta, 17.2 milion rrënjë, 204,000 ton rrush, dhe 12,545 hektolitra verë të prodhuar”-informoi Panariti.
 
Deputetja Kovac siguroi ministrin Panariti për mbëshetje në procesin e autentifikimit të disa varieteteve të verave shqiptare dhe për pranimin e tyre në tregun gjerman dhe më gjerë, duke parë potencialin në rritje dhe zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verave.
 
Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni gjerman pritet të vizitojë Kantinën e Verës “Arbëri”, Rrëshen-Mirditë, vreshtat e Shoqërisë “EuroGers” Sh.p.k dhe Kantina e Verës “Cobo” në Berat dhe të zhvillojë takime në Rektorin e Universitetit Bujqësor Tiranë, Prof. Dr. Bahri Musabelliu dhe me Dekanen e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Prof. Dr. Renata Kongoli, gjatë vizitës në laboratorët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen