Qeveria shqiptare hedh hapin e parë në luftën ndaj informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme. Ministri i Drejtësisë certifikoi 200 agjentët e parë imobilarë, të cilët janë subjekt i ligjit të ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme.
Gjatë ceremonisë, Ministri Manja vuri në dukje se problem mbetet tregu online i pasurive të paluajtshme.
“Kjo pjesë e tregut, nuk mbetet e zhveshur nga ana ligjore. Nuk ka informacion të saktë se sa është influenca e dorës së krimit në tregun online të pasurive të paluajtshme. Duhet që dhe kjo pjesë e tregut të monitorohet.”- tha Manja.
Ministri Manja paralajmëroi se kush tejkalon kompetencat e profesionit të ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme, do të përballet me pasojat ligjore.
“Kush ushtron këtë profesion, nuk do të mund të haj me dy apo më shumë lugë. Kush bënë sekserin do përballet me pasojat e ligjit. S’ka tolerime!”- u shpreh Manja.
996 persona kanë aplikuar në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë certifikatën e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme. Rreth 300 kanë fituar të drejtën, pas kontrollit të pastërtisë së figurës dhe trajnimit, që do të jetë një proces në vazhdim. Pjesë e aplikuesve janë edhe 6 shtetas të huaj, tashmë në proces verifikimi, ndërsa 18 aplikantë s’kanë kaluar procesin e kontrollit dhe trajnimit.
Faza tjetër e procesit do të pasohet me inspektime nga Ministria e Drejtësisë për të mënjanuar konkurrencën e pandershme nga agjentë imobiliarë të cilët operojnë pa certifikatë dhe që nxisin evazionin fiskal apo pastrimin e parave. Rregullimi i tregut imobiliar vjen si kërkesë e Moneyval dhe për herë të parë Shqipëria nga janari 2022 ka një ligj që normon profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1613
Lajme të tjera
-
Vendimet e Qeverisë/ Kompensimi i pronave, Manja: Do t’i kthehen ish-pronarëve që u janë konfiskuar, ose marrin kompensim
24 Maj, 13:16
-
Manja në Lezhë: Me fitoren e Pjerinit, qytetarët i thanë ‘stop’ gjuhës së ndasive krahinore! Ndreu: Do bëjmë 5-fish më shumë punë se 4 vitet e kaluara
15 Maj, 20:39
-
‘Vendoret’/ Kreu i PD në Kurbin denoncon Manjën: Socialistët po kërcënojnë qytetarët, ju kanë marrë kartat për t’ju orientuar votën më 14-maj
6 Maj, 07:54
-
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, ministri Manja: Sapo të jenë gati, nisim urgjent letërporositë për homologët e huaj për 6 personat në kërkim
27 Prill, 11:05
-
Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve! Të rriten hetimet për korrupsionin! E pajustifikueshme të mbahen çështje penale për 3 vjet
27 Prill, 10:19
-
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Ministri i Drejtësisë: Autoritetet të zbardhin ngjarjen! I përgjigjet Berishës: Neveri, përdor ngjarjen për politikë
20 Prill, 09:58
-
14 Maji, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar me të drejtë vote do të votojë! Asnjë leje në periudhë zgjedhjesh
11 Prill, 13:51
-
Manja prezanton te ‘Ligjet’ ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve: Rregullat e reja për rekrutim, janë 500 vende bosh
11 Prill, 11:49
-
Projekt i ri për ndihmën ekonomike, Banka Botërore do angazhojë 40 milionë USD
6 Prill, 07:45
-
Ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve, rregullat e reja për rekrutim! Nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit
8 Mars, 13:14
-
Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?
2 Mars, 18:44
-
Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së
2 Mars, 18:15