Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me vendimin e gjykatës për çështjen "Babale". Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla e lexon qëndrimin e Bashës si një tregues se po tenton çdo mundësi për të destabiluzuar vendin. Sipas tij, Basha "u vetë- mbytë në çorbën që vetë gatoi me babale&co".
"I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë.
I bindur se del humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.
Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.
Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit", shkruan Balla.
Komente











TAULANTI ANTAR ME PERGJEGJESI I BANDES KRIMINALE TE ED RAMES NGA I AKUZUAR LUAN IDJOTIN DUKE U KTHYER AKUZONJES PARET U VODHEN DHE DO TE PERDOREN PER ZGJEDHJET KJO ESHTEE RENDESISHME PER TAON KOKE QYMEZI PULASH
PërgjigjuSe sdua te marr taulantin .... Ke mo ke ? Taulantin taulantin... Ore e kuptoni ku jan katandis kta ripjellsat me fatmir xhafen ne krye. Pi ta beri mire rama o fatzi te perzuri si legen ashtu si e meritoje.
PërgjigjuU mbyt ne mu.. in e bet
Përgjigju