Gjykata e Apelit ka vendosur që të shtyjë sërish për të 9-ën herë seancën për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin këtë të hënë. Seanca është shtyrë për datën 7 mars. Avokati i tij, Ledio Braho ka dorëzuar një kërkesë duke argumentuar se duhet të jetë i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye nuk mund të ishte prezent sot në seancë.
Përmes një shkrese avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, thoshte se ishte pjesëmarrës në një aktivitet ne Llakatund e Novoselë në Vlorë. Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” organizohej nga ambasada britanike në Shqipëri.
Por në fakt burime bëjnë me dije se aktiviteti në Llakatund nuk ka qenë i pranishëm ambasadori britanik dhe nuk kuptohet arsyeja në fakt pse një anëtar i KAS të jetë i ftuar në një aktivitet social. Braho ka kërkuar shpesh që Avokati i Popullit të monitoronte drejtësinë, duke e vënë theksin te vonesat artificiale ndërkohë që vetë nuk shkon në gjyq.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes
3 Nëntor, 15:37
-
Ervin Salianji letër nga burgu i përgjigjet Ramës: Më paracaktove dënimin! Je arkitekti i bashkerendimit të punëve me kriminelët për votën
2 Nëntor, 11:09
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor, 17:25
-
Opozita vijon 'mosbindjen civile' në Kuvend! Të përjashtuarit përplasen me gardën, karriget jashtë, këmbëkryq në oborr! Të tjerë bllokojnë foltoren!
31 Tetor, 08:01
-
Salianji letër nga burgu i Fierit eurodeputetëve e ambasadave në Tiranë: Unë i burgosur politik, më asgjësoi Rama për zgjedhjet 2025! Mbrojti trafikantin e drogës
29 Tetor, 11:46
-
'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë
26 Tetor, 13:15
-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
25 Tetor, 14:54
-
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
23 Tetor, 09:39
-
Zëvendëson Salianjin e burgosur, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Manos
17 Tetor, 15:48
-
Ilir Meta viziton Salianjin: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit
15 Tetor, 21:13
-
Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec
15 Tetor, 15:28
-
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
15 Tetor, 14:44
po shtyn kohen mashtruesi por perfundimi dihet
Përgjigjuketa nuk kane kurajo te fusin ne burg nje Salianji leshi leje mo te ken kurajo te merren me Meten e Berishen...Shiqipet trima e te drejte i kam pare vetem ne libra se ne jeten reale jemi vetem popull kot. Ska faj as qeveria e as politika por ne qe nuk kerkojme kurre llogari ne vendin e duhur...
Përgjigju/Ku del flake e ku del tym,ku ja ben daullja bum!/,keshtu eshte dhe puna e ketij justifikimi.Na u kujtua sot av.Braho per romet! Kur gjen gjykate qe ja pranon kete /justifikim/,le te vazhdoje keshtu sic e ka nisur se nuk eshte fundi i botes.Ne fakt me shume i kushtojne shtetit keto /seanca/,se sa burgu i Salianjit.
PërgjigjuJustifikimet e avokatit duhen hetuar dhe nese dalin genjeshtra, avokati futet brenda dhe i hiqet licenca e avokatise. Keshtu behet ne nje vend normal me ligje dhe rregulla. Kam punuar vete ne gjykate dhe as qe behet fjale qe avokati te kerkoje te shtyje seancen, vecse nese eshte semure. Vinte avokati nga Nju Jorku ne Boston per te perfaqesuar klientin, s'vjen dot ky qurrashi nga VLora ne Tirane?
PërgjigjuKur nje Av. ben deklarata perpara gjykates dhe rezultojne te rreme, ai ndeshkohet per vepren penale deklarata te rreme perpara organeve gjqyesore, madje mund te merret edhe denim me gjobe si edhe te cohet perpara komsionit disiplinor te DHASH-se. Po ketu ka estrade e burg brother e sbehet asgje se te gjithe thone qe shyqyr e shtyme dhe ca dite rrumpalle.
Përgjigjufutni mrena keta avokate
Përgjigju