Çështja Beleri, avokati: Berisha e Meta mbrojnë një analfabet! Ndërhyrja e Greqisë? Cenon sovranitetin! Korreshi: Ta kishte bërë një politikan i yni do ishte shpallur ‘Non Grata’

Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur në bashkinë Himarë, Fredi Beleri është kthyer sërish në kryefjalën e diskutimeve jo vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi. Prania e shtetit fqinj në vendin tonë në protesta e thirrje për krisje të marrëdhënieve diplomatike nëse nuk lirohet Fredi Beleri ka hapur një diskurus të madh të reagimeve në tryezat e diskutimeve.

Në këtë vazhdë ishte edhe diskutimi i avokatit të njohur, Idajet Beqiri së bashku me demokratin Saimir Korreshi të ftuar me gazetarin e Report Tv Emiliano Islami.

Sipas Beqirit, zgjedhja e më pas mbrojtja e dyshes Berisha-Meta të Fredi Belerit është absurde, po aq absurde është edhe reagimi i Greqisë pasi tregon primitivitet. Nga ana tjetër, juristi bëri thirrje që të reagojë edhe vetë Bashkimi Evropian pasi Greqia po cenon drejtpërdrejt sovranitetin e vendit tonë.

“Çështja konkrete i përket Prokurorit dhe gjykatës. Sa i takon protestës është primitivitet i jashtëzakonshëm dhe më e jashtëzakonshmja është që ky primitivitet vjen nga një vend i BE. Protestë me parullën “Lironi Fredi Beleri”, se kujt ja drejtojnë thirrjen një zot e di sepse gjykatat nuk marrin vendimet në bazë të protestave. E rëndë është gjithashtu që kanë ardhur disa zyrtarë të lartë të Greqisë që presupozohet që e njohin mirë ligjin dhe sovranitetin e një vendi tjetër. Kjo është një shkelje e hapur e sovranitetit të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet të reagonte më fort duke nisur nga presidenti me një botë proteste. Duhet të ketë reagim qeveritar.

Unë e konsideroj të gabuar dhe si një qëndrim me dy standarde edhe atë të BE, sepse ne jemi kandidatë të BE-së dhe jemi në prag të hyrjes së BE. Por kemi kaluar një kalvar të gjatë dhe kryesorja që na kërkohej ishte reformimi ligjor dhe tani ata shikojnë që ndërhyn Greqia dhe ulërinë në Himarë sikur e kanë truallin e vetë dhe ulërijnë kundër vendimeve të gjykatës dhe i shkelin vendimet me të dyja këmbët. Të çosh në Himarë nja analfabet që as 10 fjalë që nuk di të lidhë... nuk e di. “- tha Beqiri.

Edhe deputeti Korreshi e cilësoi absurd qasjen e Greqisë, sidoqoftë sipas tij protestat janë gjithnjë pozitive për aq kohë sa janë edhe paqësore.

“Po të kishte shkuar një politikan shqiptar të kishte bërë në thirrje të tillë, do ishte shpallur non grata miniamalisht ose do kishte marrë një notë proteste. Kjo është e rëndë për t’u përtypur. Kjo është pafuqia e shtetit tonë, që jemi trajtuar si mos më keq për këto 32 vite dhe kur vjen puna shteti shqiptar është treguar i dobët. Kjo vjen nga pafuqia e shtetit shqiptar dhe ata e quajnë gjë natyrale, në sytë e fqinjëve është një shtet i mbaruar, i lodhur që s’ka fuqi të reagojë dhe që meket para një situate të tillë. Jam pro protestave paqësore, ndërsa pjesa tjetër është e papranueshme. Kurse shteti ynë duke filluar nga presidenti është në plazh dhe nuk reagojnë.”- thotë Korreshi.

Një grup i vogël personash protestuan në Himarë më 14 gusht në mbështetje të Belerit. Të pranishëm ishin edhe kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe kryebashkiaku i Selanikut, Konstantinos Zervas. Kryeministri Edi Rama në një reagim një ditë pas grumbullimit në Himarë theksoi se akuzat ndaj Belerit janë çështje e drejtësisë.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeti: 17/08/2023 07:19

    Ne na ka marë lumi si shtet dhe si popull. Kur nuk reagon shteti seriozisht,dhe populli flen gjumë mirë bëjn fqinjët që tallin bythën me ne.Vijn në shqipëri bëjn protest dhe ikin pa iu futur gjemb në këmbë. Përfundimisht ne jemi të kapitulluar në çdo drejtim,si shoqëri dhe si shtet. E mjera shqipëri që dota 'gllabërojn' dhe atë copë të mbetur.

    Përgjigju
  • granit: 16/08/2023 23:32

    Ne qofte se ka shtet te dy ata ndyresira qe nderhyne ne punet e brendeshme duhen shpallur NON GRATA,keshtu mbrohet dinjiteti dhe pavaresia e nje shteti sepse nuk mund te shtiren si miq me nje shtet qe akoma nuk heq ligji e luftes ose me mire tu thuhet TE DASHUR ARMIQ.Kurr mos hyfshim ne BE nqse mbetemi ne dore te ndyresirave te Greqise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi