Çështja çame/ Kryetari i PDIU, Idrizi: I kemi dhënë Greqisë 3 koncesione, ne kemi fituar vetëm vulën apustile

Reagimi i parë për lënien e Çamërisë jashtë marrëveshjes ka ardhur pikërisht nga Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në Report Tv në emisionin “45 minuta” nga gazetari Denis Minga, tha se heqja e ligjit të luftës nuk favorizon Çamërinë, dhe se nga marrëveshjet e arritura Shqipëria i ka dhënë Greqisë 3 koncesione, heqja e ligjit të luftës, zgjerimi i minoriteteve dhe çështja e implementimit të varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftë. Ndësa ne kemi fituar vetëm vulën apustile.

Kryetari i PDIU-së tha se transparenca e Shqipërisë në lidhje me këtë është pothuajse zero, pra nuk ka asnjë lloj preokupimi nga pala shqiptare për të mbyllur këtë çështje.

Ne jemi duke fol mbi burime dhe arsyetime që padyshim nuk mendoj se ka gjëra ta pavërteta, por ne do të gjejmë burime nga Kotzias ose Tsipras. Ajo që më shqetëson është se ka një transparence zero nga Shqipëria, entuziazmi i ministrit të jashtëm. Pra nuk ka një transparencë për gjëra të rëndësishme. Kërkesat e palës greke janë plotësuar të gjitha. Nuk bëhet fjalë të kemi një marrëveshje me kërkesat tona para kërkesave të palës greke, pra nuk ka marrëveshje të  tillë në botë që detyron shqiptarët që kanë lindur në Greqi të ndryshojnë vendlindjen e tyre, pra të ndryshojnë toponimet. E dyta , kam parasysh ligjin për minoritet,i cili është absurd. Me këtë marrëveshje Shqipëria ka dalë me 9 pakica etnike. Shqetësimi i parë formal ka të bëjë fakti që kemi 9 minoritete, por ky koncept është shumë. Përsa i përket asaj që ka ndodh me Greqinë, është zgjerimi i zonave minoritare.  

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Ndërsa në lidhje me konceptin e zonave minoritare kryetari i PDIU-së, Idrizi u shpreh se:

Sot nuk ka më koncept i zonave minoritare, ata mund të shkojnë ku të duan. Nëse do kishte reciprioritet pala shqiptare, nuk do ishte kjo gjendje. Një nga lëshimet më të rënda është implementimi i varrezave të ushtarëve grekë të rënë këtu. Këta ushtarë erdhën këtu si pushtues, tentuan të rrinë në kufijtë e Vorio-Epirit. Nga pikëpamja njerëzore duhet të ketë një varrezë, por nga pikëpamja historike mund të themi është e gabuar. Kjo duhet të ishte dhe një proces pajtimi midis vendeve. Ky është një lëshim shumë i madh por duhej të ishte bërë në kufijtë e reciprioritetit dhe në shkëmbim të varrezave të shqiptarëve të vrarë në Greqi. 

Deri tani këto janë bërë tashmë. Kjo qeveri duhet të ndjenjë përgjegjësinë për të zgjidhur këto marrëveshje. Sot ne kemi marrë vetëm vulën apustile. E vetmja gjë që i ka ngel Greqisë është marrëveshja e detit. Kërkesat e palës shqiptare që janë premtime, Është interesi i mbylljes së kufijve tokësore. Kurse mbyllja e kufijve tokësore dhe detarë bashkë është mbyllja përfundimtare e këtyre marrëveshjeve. Mbyllja e kufijve tokësorë është shumë e rëndësishme për ne. Neve na e ve pala greke axhendën para. Edhe ndërhyrja e presidentit nuk solli asgjë të re, por mua më shqetëson që Shqipëria nuk ka ndonjë presion për të ulur dhe ta zgjidhë këtë çështje. 

Mungesa e gjykatës kushtetuese është një pikëpyetje e madhe. Shenjat që ne kemi është se duhet të ishin mbaruar jo vetëm kërkesat e grekeve por edhe kërkesat tona. Di që ministri i mbrojtjes ka kërcënuar vjet Shqipërinë dhe sot është shumë i entuziazmuar thotë do zgjerohemi me 6 milje.  Pala greke e kondicionin, Ligji i luftës e hap rrugën për këtë gjë, por çamët nuk përfitojnë  nga kjo ka deklaruar ministri i jashtëm mbas takimit me Ministrin grek.

Por çështja çame nuk është në programin e palës shqiptare, kjo është përdorur për retorikë dhe për të  nxitur temperaturat me Greqinë, çështja çame është çështja e te drejtave të njeriut dhe pala greke nuk e pranon këtë gjë. Ne nuk shohim këtë si pretendim territorial, për këtë çështje duhet lobim. Por ka zgjidhje, kjo është thjesht çështje vullneti. Pala shqiptare duhet të përgatitet dhe të ketë gjithë juridiksikonin e nevojshëm juridik për ta çuar në gjykatën e Strasburgut.  PDIU do bashkëpunojë në zgjedhje, kjo javë është quajtur “Çamëria nuk harron”, as miqtë dhe as armiqtë. Ditën e parë përkujtimorë në bëmë këtë, një grup piktorësh bënë piktura dedikuar Çamërisë dhe ne dje hapëm këtë ekspozitë dhe të shtunën kulmojmë me 23 qershor, por i ftojmë të gjithë ti bashkohen këtij pelegrinazhi. Ne do bëjmë gjithçka që paradigmën e Çamërisë mos ta harrojë askush. 

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen