Qeveria Rajonale e Madeiras ka hasur shumë probleme në lidhje me riemërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Funchal me emrin Cristiano Ronaldo.
Ky ka rezultuar një veprim pa konsultim paraprak publik, duke ngritur shumë dyshime sa i përket grupeve të ndryshme të qytetarëve në ishujt portugezë.
Rasti është bërë tashmë një skandal kombëtar. Ankesat dhe kërkesat kanë lëvizur në Kuvendin e Republikës, i cili e ka detyruar qeverinë të kërkojë disa raporte dhe shqyrtime ligjore për mënyrën e ndjekur në emërtimin e aeroportit të sipërcituar.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët në grupe të Madeiras paralajmërojnë gjithëpranimin e Cristiano Ronaldos në jetën publike të Funchal.
Aktualisht, CR7 ka në vendlindje një statujë bronzi, gati tri metra të lartë, që njeh meritat e sulmuesit të Real Madridit.
Qëllimi i Qeverisë Rajonale të Madeiras ishte për të përdorur kohën e pushimit të kampionateve për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, që të siguronte praninë e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e përurimit të aeroportit të Funchal.
Mirëpo, ky akt mbetet pezull, derisa Kuvendi të marrë në shqyrtim raportet ligjore të kësaj vendimmarrjeje.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com