'Çështja e detit në Hagë', kolonel Myslim Pashaj del kundër: Nuk duhej çuar! E habitshme që Berisha edhe sot mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive

'Çështja e detit në Hagë', kolonel Myslim Pashaj del kundër: Nuk duhej çuar! E habitshme që Berisha edhe sot mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive

Të ftuarit në 'Repolitix', Myslim Pashaj, Vladimir Beja, Shkëlqim Hajdari dhe Ferdinand Dervishi

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në emisionin Repolitix në Report Tv ka thënë se vendimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta çuar çështjen në Gjykatën e Hagës ishte i gabuar.

Atij i duket e habitshme që edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha, mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive, pavarësisht se Rama po e çon në Hagë.

Ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja, ka deklaruar se Barketa për Greqinë nuk përbën problem dhe se po përdoret si karrem. Të njëjtën gjë e ka mbështetur edhe kolonel Pashaj, por jo publicisti  Panajot Barka, i cili tha se Barketa është ishull shkëmbor dhe se i përket Greqisë. Sipas tij këtë do të vendosë edhe Gjykata e Hagës. Për ndërmjetësimin e çështjes së detit nga Gjykata e Hagës, Barka u shpreh se Greqia nuk hezitoi për ta çuar çështjen atje ndaj ata do të pranojnë çdo vendim. Ndërkohë për Shqipërinë, ai tha se nuk do të bjerë dakord me atë që do të vendosë gjykata.

Gjatë emisionit janë paraqitur për herë të parë fakte të reja nga Beja mbi çështjen e detit midis dy vendeve. Sipas Bejës marrëveshja me Greqinë ka dështuar pasi nuk janë publikuar disa dokumente të vjetra nga ministria e Jashtme këtu përmend dekretin e mbretit Zog dhe të diktatorit Enver Hoxha, në të cilat përcaktohet qartë, që gjysma e Kanalit të Korfuzit ne dhe gjysmën Greqia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Ish- komandant Beja e thotë për herë të parë: Ja pse dështoi marrëveshja e detit me Greqinë, ministria e Jashtme nuk nxorri dekretin e Zogut për Korfuzin dhe vendimin e Enverit (VIDEO)

Ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja ka deklaruar deklaruar se Barketa për Greqinë nuk përbën problem dhe se po përdoren si karrem. Sipas tij marrëveshja me Greqinë ka dështuar pasi nuk janë publikuar disa dokumente të vjetra nga ministria e Jashtme.

"Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s'përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të Korfuzit. Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s'përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të kanalit të Korfuzit. Shteti grek kërkon të përfitojë.

Shkaqet kryesore të dështimit të marrëveshjes me Greqinë është se nuk kemi respektuar institucionet, nëse institucionet do kishin bërë punën do ishin 6 ministri. Ku kam bërë marrëveshjen me Greqinë përballë kisha mbi 20 e ca përballë ne ishim 9 veta.

Po të ishte respektuar ministria e Jashtme dhe zv.ministri që është sot apo ministri që ishte dje, po të kishte marrë një hartër të firmosur nga Mehdi Frashëri në atë kohë zv,ministër i Jashtëm në 1920 i firmosur me një admiral për Korfuzin. Keni dekretin e Zogut, përsëri kanalin e Korfuzit i ndarë mes përmes dhe jo i delimituar si piramida por në 5 pika. Ke një vendim qeverie 1946 me firmën e Enver Hoxhës dhe ky përcakton qartë ato që kishte Zogu gjysmën e Kanalit të Korfuzit, edhe ky këtë bën  të njëjtën gjë dhe këtë letër ia ka dërguar ambasadorit tonë në Paris. "Ju kujtoj se 28 nëntorit ndodhi incidenti i korfuzit dhe pala atje i kërkoi a e njifni kanalin e Korfuzit të ndarë mes përmes.

Hoxha i përgjigjet: Gjymë milje ne dhe gjysmë milje pala greke. Pala greke se ka kontestuar as këtë. Më e forta është Çmimi i kanalit të Korfuzit, në 1958, i cili do të firmosej dhe do ti jepej botës. që ky kanal është  ilundureshëm.  Është një hartë e firmosur dhe e nënshkruar nga gjenerali Abdi Mati, i cili bahskë me palën greke e ka ndarë dhe e ka çmimuar kanalin e Korfuzit dhe është pranuar nga pala greke si dokument çmimin dhe është dorëzuar në OKB. Këto nuk mbahen në xhepa. Në 61-shin, e bëmë 12 milje dhe nuk pyetëm njeri edhe ky dokument është dorëzuar në OKB.Të gjitha dokumentat ministria e Jashtme duhet t'ia vinte në dispozicion ekipit negociator", tha ai.

Ora 22:21
Barketa/ Pashaj: Nuk është ishull por shkëmb dhe s'i takon Greqisë sepse s'ka dokumenta! Barkaj e kundërshton (VIDEO)

Barketa është bërë temë diskutimi e emisionit Repolitix në Report Tv, ku koloneli Myslim Pashaj thotë se ajo nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. sipas tij ajo nuk i përket Greqisë.

"Taboja e 2 vendeve bie në sy menjëherë. Sepse ne nuk jemi përballë një shteti që është tokë por jemi me një pjesë ishullore, përballë Karaburunit. Ne jemi mbizotërues ndaj hapësirës detare. Dhe ligji i detit thotë se toka zotëron ujin. Barketa u bë një strumbullar, sikur të jetë e perëndishme është në mes të kanalit të Korfuzit, 1937 është në krahun e Greqisë 1900 metra në krah të Korfuzit.

Ne ia kemi bërë vetëvetes. Këtu u fol për efektet e ishujve. Në gjykatën e Hagës do të jetë pikërisht kjo. Efektet e ishujve. Barketa nuk është ishull,  është cekin shkëmbor,  në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. Efektet gjeografike në krahasim me korfuzin janë shumë të larta.

Kujt i takon ky shkëmb. Shqipërisë apo Greqisë. Ashtu ka qenë situata e të gjithë ishujve dhe arkipelagut. Nuk ka pasur mundësi që të përcaktohej se kujt i takonte ky. Shkëmbi barketa i takon Greqisë u tha. Kjo është e padrejtë sepse ska dokumenta", tha Pashaj.

Kurse publicisti Panajot Barka tha se Barka është një ishull që i përket Greqisë, por kjo është kundërshtuar nga të ftuarit në studio.

"Kjo çështje është marrë për të krijuar paralele ose precedente me vende të tjera. Pashaj në disa deklarta e ka  thënë se nuk e dimë kujt i përket. Barketa është ishull shkëmbor i takon Greqisë. Gjykata e Hagës do të vendosë. Për aq sa di unë Gjykata do ta pranojë si ishull dhe do ti japë të drejtë.Janë shumë të rrezikshëm për të helmuar opinionin publik shqiptar në një çështje shumë serioze", tha ai.

Ora 21:53
Barka: Greqia nuk hezitoi ta çonte çështjen në Hagë, do pranojë çdo vendim, ndërsa Shqipëria jo (VIDEO)

Për ndërmjetësimin e çështjes së detit nga Gjykata e Hagës, publicisti Panajot Barka u shpreh se Greqia nuk hezitoi për ta çuar çështjen atje ndaj ata do të pranojnë çdo vendim. Ndërkohë për Shqipërinë, ai tha se nuk do të bie dakord me atë që do të vendosë gjykata e Hagës.

"Kryeministri nuk foli për të zgjidhur problemin në bazë të etapave të duhura. Por e lidhi për të shpëtuar apo për të dhënë përgjigje për ato që merren me nacionalizmin përpara zgjedhjeve. Problemi është që ata që përkrahin zgjidhjen tani flasin me rezerva. Greqia nuk kishte hezitim të shkonin në Hagë. Kishin hezitim për ndërmjetësimin e një pale të tretë. Derisa kemi frikë tani, kjo do të thotë se atje mund të ndodhë që të trajtohet ndryshe nga ajo që është propaganduar deri më tani. Unë them që gjykata e Hagës është një zgjidhje për të hequr nga vetja ngarkesën emocionale që kemi mbi vete. Ajo ka një procedurë tjetër të gjatë dhe përsëri çështja do zgjidhet por sërish do të krijojë rezerva mes dy shteteve. Greqia do të pranojë çfarëdolloj vendimi që do të jepet nga gjykata ndërkohë në Shqipëri nuk do të pranohet. Kjo duke gjykuar historinë dhe interesat" - tha Barka.

Ora 21:48
'Deti', Hajdari: Me atë që bëmë në 2009 ne krijuam një precedent të rrezikshëm! S'ka zgjidhje tjetër përveç Hagës (VIDEO)

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari thotë se nuk kishte rrugë tjetër mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e detit përveçse ta dërgojë atë në Gjykatën e Hagës.

"Ska zgjidhje tjetër, marrëveshja e gabuar e 2009 çon në këtë vendim. Sepse Greqia e do të qëndrojë te ajo marrëveshje të 2009. Sepse pala greke nuk pranon një negociim tjetër. Grekët e kanë quajtur një marrëveshje të mirë atë të 2009. Tani ka vetëm diskutime. Greqia ashtu si çdo vend serioz pavarësisht se lëviz pra ka rrotacione politike nuk lëviz shumë.

Me atë që bëmë në 2009 ne krijuam një precedent të rrezikshëm. Mirë Greqia por edhe aktorët në Shqipëri vazhdojnë të mbrojnë marrëveshjen e 2009, kjo  është e pallogjikshme. Njeriu  edhe gabon, sepse marrëveshja është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.  Duke bërë një analizë të thjeshtë politike dhe teknike kjo çështje do të shkojë në Gjykatën e Hagës", tha ai.

Ora 21:25
'Çështja e detit në Hagë', kolonel Myslim Pashaj del kundër: Nuk duhej çuar! E habitshme që Berisha edhe sot mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive (VIDEO)

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në një intervistë për Report TV ka thënë se vendimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta çuar çështjen në Gjykatën  e Hagës ishte i gabuar.

Atij i duket e habitshme që edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha mendon se marrëveshja e 2009 është pozitive, kur Rama e çon në Hagë.

"Me sa duket të gjithë shqiptarët  e morën vesh se si ishte projektuar gjatë vizitave të Ramës në Turqi dhe Greqi. Rama e hodhi idenë se për këtë çështje ti adresohemi  gjykatave nderkombetare.

Kaluan 11 vjet dhe nuk them se është shumë, vende të tjera u është dashur 30 ose 40 vjet derisa e kanë realizuar. Nuk janë shfrytëzuar mundësitë që ky problem unikal, se ne kemi 11 vjet dhe një politkan si Berisha vijol të jetë ende me mendimin se marrëveshja e 2009 është pozitive ndërsa Rama do ia çojë gjykatës së Hagas. Ka gjëra që të habisin.

Unë kam mendimin se duheshin shfrytëzuar ehde mundësi të tjera për negociatave. Kam frikë se nës eshkon në Hagë shumë probleme që nuk u rrahën sa duhet do të ngelen të paralizuara.

Nuk duhej çuaj në Gjykatën  e Hagës të mos presim gjëra nga Gjykata e Hagës sepse do të jetë shumë e vështirë për faktin se atë çfarë kemi bërë ne që për 11 vjet rresht kanë qenë dështime të plota të insitucioneve të cilat nuk  qenë në gjendje të gatuajnë kërkesat për detin. Në mënyrë aq të lehtë u lëshua territori shqiptar në 2009 edhe pjesa tjetër e negociatorëve nga 2017 nuk sollën asnjë rezultat", tha ai.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 21/10/2020 10:31

    Secili flet sipas midese e ekspertizes se vet. Ne vende qe ta qartesojne sadopak kete ceshtje per publikun, e mjergullojne me keq!

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 21/10/2020 08:21

    Po meqe esht shkemb dhe nuk esht ishull, pse nuk i vejm nja 2 kallupa tritol ta rrafshojm dhe mbledhim mendjen. Greku sdo thot qe aty ka pasur ishull , por na e prishen si ndertim paleje. Hahaha...

    Përgjigju
  • Bruno: 21/10/2020 07:57

    Ne te mjeret po qahemi per nje shkemb, por po harrojme se po na iken edhe Gjirokastra, Himara e Saranda.

    Përgjigju
  • redi: 21/10/2020 07:49

    Zgjidhja e ceshthes se detit me dialog nuk be per aresyet qe dien ,atehere mbeti gjykata nderkonbetare e Hages.Zoti Pashai thote mos te cohej ceshtja ne Hage .Por si do zgjidhet sioas tij.Mendimi i tij ne duket allogjik

    Përgjigju
  • Dori: 21/10/2020 04:15

    Pra krisma ska pasur. Edhe nese ka patur, kane qene te partizaneve. Kolonelo, he pra, Sala e firmosi te pakten. Ky as ka firmos as ka negociu. Do e cojme ne gjykate thote. Pra ska kellqe me e negociu vete. Qe greku do marre zonat gazmbajtese, kjo ben muuuuu Pasiqe ka vite qe eshte gati per eksplorim me kompanite gjermane nga prapa.

    Përgjigju
  • Jim: 21/10/2020 01:24

    Ti Myslym shiko veten se mos ke filluar te rrjwdhesh njehere thua mire ta cojne me gjyjate te hages njehere jo Sa per Saliun edhe kur vrau ne mes te bulevardit tha bera mire Mos kerko nga Ai te ndryshoje qendrim

    Përgjigju
  • Tir: 21/10/2020 01:04

    Profesor M. Oashaj duhet te jete avokati i pales shqiptare ne Hage per kete ceshtje!

    Përgjigju
  • Hasani: 21/10/2020 00:41

    Nuk duhej cuar ceshtja e kufirit te detit ne gjykaten nderkombetare,,,myslym pashaj ka shume te drejte,,,sepse ata greket e poshter mund te kene miq qe mund ti favorizoje greket...me shume se ne,,nuk duhej cuar ne hage....

    Përgjigju
  • Se di: 20/10/2020 23:17

    Ok ne Hage, Shqiptare Patriote, Ju qe keni Aftesi, kudo ne Bote, Ju pedagoge e juriste qe punoni e jetoni ne kompani e universitete prestigjoze, jashte vendit, Dilni e kerkoini me cdo kusht Qeverise, Pjerdhsidentit e Parlamentit te merni ne dore kete ceshtje dhe ta Mbroni ! Ky eshte Moment per te treguar sa Patriote jemi ne Shqipet!

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2020 22:56

    Natyrisht qe Greqia do pranoje cdo vendim nga Haga,po te marresh parasysh,vendimin per incidentin e kanalit te Korfuzit,marreveshjen dy paleshe per detin,por te hedhur poshte nga pala jone,perkrahjen e Berishes per kete marreveshje,problemi turk ne Mesdheun lindor,admiruesit e shumte evropiane qe ka patur Greqia ne shekuj,nuk eshte e veshtire per te imagjinuar nga cila ane do te anoje peshorja e Hages.Z.Pashaj ka plotesisht te drejte,eshte nje veprim I nxituar,i pamenduar mire.

    Përgjigju
  • Flutura: 20/10/2020 21:51

    ...si eshte kur del bishti me i madh se sqepari? Dr.prof... oh sa e tmerrshme, vec kur e njeh nga afer thua sa budalla njeri. Si i vellai, Seferi, idiote te kompletuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë