TIRANË- Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës! Ishte ky vendimi i rëndësishëm që u mor ditën e sotme në takimin që zhvilloi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama në Tiranë! Thumbat, kreu i qeverisë nuk i kurseu për kundërshtarët e tij politik, më konkretisht presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi që e kanë akuzuar se "po shet detin".  Teksa i quan "patriotë të detit", Rama shtoi se tani nuk do kenë më punë me këtë çështje pasi do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombëtare.

“Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë. Një përgjigje kjo që vjen edhe për protestën e zhvilluar sot nga PDIU dhe VV, e cila akuzonte Ramën se po shkon në drejtim të axhendës greke, duke harruar çështjen e ligjit të luftës. Po kaq pozitiv, lidhur me ligjin e luftës, ka qenë edhe vetë ministri i jashtëm, Nikos Dendias, i cili tha se është shumë i lumtur që këtë lajm të mirë po e jep pikërisht nga Tirana. "Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm, por do e zgjidhim së bashku dhe jam i lumtur që këtë po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit grek", tha Dendia.

 Gjithashtu, Rama bëri me dije se kanë nisur bisedimet mes dy qeverive për të organizuar një mbledhje të përbashkët për të trajtuar çështjet me rëndësi për njerëzit në të dyja anët e kufirit. Çështje të tjera që janë diskutuar në takim kanë qenë edhe minoritet dhe pensionet e shqiptarëve, për të cilat të dyja palët thanë se po shkojnë në rrugën e duhur, teksa ndalur në integrimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se Greqia nuk e ka penguar asnjë moment këtë proces. përkundrazi, siç tha dhe vetë Dendias, integrimi i Shqipërisë në BE është një objektiv i përbashkët duke shprehur gatishmërinë edhe për asistencë teknike.

VIDEO/Konferenca e plotë e shtypit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Rama falenderon Dendias në gjuhën greke dhe turke: Efharisto dhe Ejvallah

Në përfundim të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin e jashtëm në gjuhën greke " Efharisto", si edhe turqisht "Ejvallah". Ky falenderim vjen fill pas deklaratës së Dendias, ku kritikoi Turqinë duke thënë se po shkatërron stabilitetin në rajon.

Ora 14:00
Dendias në takimin me Ramës: Turqia po shkel kriteret e BE! Ndaloni eksportin e armëve kundrejt saj!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në vizitën e tij në Tiranë, nuk ka nguruar edhe që të flasë për Turqinë. Duke bërë një paralelizëm, e ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundër të BE-së, Dendias tha se i ka kërkuar këtij Unioni që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e  materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin. "

"Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga an politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor,  dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjellje e Turqisë. Kam theksuar dhe te homologët europian veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë", tha Dendias.

Ora 13:53
Ligji i luftës/ Dendias: Me urdhër Mitsotakis do e zgjidhim! Integrimi i Shqipërisë në BE, objektiv i përbashkët

Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.

"Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t'ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID  mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t'i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm  të marrim vendime në dobi të vendeve tona,  integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve,  jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet", tha Dendias.

Ora 13:47
Rama: Së shpejti mbledhje mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama tha së shpejti do të kemi një mbledhje të dy qeverive asaj greke dhe shqiptare për të diskutuar për çështjet që shqetësojnë qytetarët, ndërsa shtoi se janë në diskutime pozitive edhe për heqjen e ligjit të luftës.

"Ajo çfarë duam të bëjmë është se kemi rëndë dakord që të fillojmë punën  për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë", tha Rama.

Ora 13:46
Çështja e detit, Rama: Kemi rënë dakord me Greqinë që të diskutohet në instancat ndërkombëtare

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias, kryeministri Rama u shpreh se është rënë dakord që çështja e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare.

Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.

Ora 13:40
Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Nikos Dendias (VIDEO-FOTO)

1603194266_edirama.jpg

Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Nikos Dendias.  Ai është shfaqur përballë ministrit grek me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

 

Ora 13:38
Rama: Asnjë hezitim nga Greqia për të drejtën e minoriteteve! Pensionet një problem që po përpiqemi të zgjidhim

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te marrëdhënie e mirë mes dy vendeve! Ai ka sqaruar se çështja e minoriteteve ka qenë në fokus të këtij takimi me ministrin grek, Nikos Dendias, ku tha se nuk ka pasur asnjë hezitim nga ana e Greqisë për të bërë maksimumin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe e anasjlejjta. Edhe pensionet kanë qenë një temë tjetër e diskutimit.  

"Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t'i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash. Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin s epërvec ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t'u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra. Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet, e konsiderojmë Greqinë një fqinj të cmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë. Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s'është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces", tha Rama.