Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërcënoi sërish Maqedoninë e Veriut, se do të pengojë anëtarësimin në BE, në rast se qeveria e re do të vazhdojë ta quajë vendin Maqedoni.

Thirrjen Mitsotakis e përsëriti gjatë një takimi përpara zgjedhjeve evropiane.

“Fqinjët tanë veriorë duhet ta dinë se duhet të respektojnë plotësisht marrëveshjet, nëse nuk e bëjnë, rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur”.

Sipas kryeministrit Grek, marrëveshja e Prespës është e qartë dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta respektojë atë.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një paralajmërim qeverisë së re që tani e tutje të ndryshojë linjën e saj, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës e të përdorë vetëm emrin Maqedoni e veriut brenda dhe jashtë vendit. Përndryshe, është e sigurt se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në marrëdhëniet e Evropës me Maqedoninë e Veriut”

Paralajmërimet e Greqisë vijnë pasi Presidentja e re Gordana Silianovska Davkova e bëri betimin duke iu referuar vendit me emrin e vjetër. Bashkë me Greqinë, edhe Bullgaria ka reaguar ashpër duke thënë nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur