Çështja e Kosovës fut në sherr dy politikanët serbë, rrihen në mes të qytetit në Serbi (VIDEO)
Dy politikanë serbë janë konfliktuar fizikisht ditën e sotme në mes të rrugës. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa në rrugë ka pasur edhe qytetarë të cilët janë habitur nga ky moment.
Redaksia 1 Gusht 2022, 22:38 | Përditesimi: 2 Gusht 2022, 08:54
Dy politikanë serbë janë konfliktuar fizikisht ditën e sotme në mes të rrugës në qytetin Apatin në Serbi. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa në rrugë ka pasur edhe qytetarë të cilët janë habitur nga ky moment.
Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, shkak i konfliktit mes tyre janë bërë qëndrimet e kundërta që kanë sa i takon çështjes së Kosovës.
Nuk dihet nëse janë marrë në pyetje, ndërsa ata janë ndarë nga një person i tretë që futet për të qetësuar situatën mes dy politikanëve serbë.
Kujtojmë që prej dy ditësh ka pasur tensione në veri të Kosovës, kjo për shkak të reciprocitetit. Kryeministri Albin Kurti vendosi sot që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Pavarësisht shtyrjes së vendimit, policia e Kosovës tha se situata në mëngjesin e sotëm ishte e qetë, por rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, u liruan vetëm në orët e drekës.
Kurti tha se ka pasur të shtëna dhe barrikada me njerëz të armatosur por nuk pati të lënduar. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe.