Çështja e targave, analisti nga Prishtina: Serbia do të mbajë peng të ardhmen e Kosovës, dialogu në pikën më të ulët! Pakica shqiptare në Preshevë po spastrohet

Dështimi i marrëveshjes së targave, sipas analistit nga Prishtina, Dorajet Imerit është pjesë e strategjisë së Serbisë për të mbajtur peng të ardhmen e Kosovës. I ftuar në ‘Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se dialogu mes dy vendeve është në pikën më të ulët dhe kjo pasi Serbia dëshiron mbajë nën trysni Kosovën.

“Raporti në procesin negociatave është në pikën më të ulët të mundshme. Serbia nuk është e interesuar për një marrëveshje të shpejtë me Kosovën. Pozicioni i saj politike është favorizuar në periudhën e fundit. Serbia po mundohet ta paraqes këtë marrëveshje si jetike për Kosovës, duke minuar pozitën saj. Duan të mbajnë Kosovën në trysni. Ka vendosur të mbajë peng të ardhmen e saj.”, tha ai.

Duke folur lidhur me pakicën etnike në Luginën e Preshevës dhe diskriminimin e theksuar që ato përjetojnë, analisti tha se qëllimi i Serbisë është t’i spastroi.

 “Shqiptarët e luginës së Preshevës, janë duke përjetuar një spastrim etnik. Janë duke i pasivizuar adresat, Serbia po mundohet të ndryshojë përbërjen etnike atje. Ata nuk e gjejnë vetën në lista. Duan të bëjnë të mundur projektin serb, mbi hapësirat ku jetojnë shqiptarë. Ata janë në situatën më të vështirë ekonomike. Janë pakica më diskriminuar në Europë.”, tha ai.

Sipas Imerit Serbia po ndjek strategjinë që ka ndjekur dikur Jugosllavia, duke mbajtur marrëdhënie edhe me Perëndimin edhe me lindjen. Kjo i ka dhënë asaj një fuqi të madhe ushtarake dhe jo vetëm.

“Serbia është duke ndjekur trajektoren që ka ndjekur Jugosllavia.  Ka mbajtur lidhje me Perëndimin dhe Lindjen. E kam për Rusinë dhe Kinën. Lidhja e saj ushtarake-politike dhe ekonomike është e madhe. Serbia ka kthyer vendin në gjysmë autoritar, ka struktura të njohura të inteligjencës.”, u shpreh Imeri.

Lidhur me tensionet në veri të vendit, që kohët e fundit janë intensifikuar, analisti tha se kjo është një përpjkeje e hapur e Serbisë për të nisur një konflikt të ri.

“Ka 20 vite që është e tensionuar. Serbët e Kosovës janë të instrumentalizuar, funksionojnë si në kohën e luftës. Presionet janë të përnatshme kohët e fundit, është një përpjekje për të hapur një konflikt të ri, në një kohë që po zhvillohet edhe lufta në Ukrainë.”, tha Imeri.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë