Çështja e targave mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Më e vështirë për t'u zgjidhur, jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët

Çështja e targave mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Më e vështirë për t'u zgjidhur, jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët

Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, tha Borrell për Radion Evropa e Lirë. 

"Ju e dini, në rolin tim, unë duhet të përpiqem të kuptoj çdo pozicion. Pozicionet e serbëve dhe të kosovarëve. Çfarë qëndron pas kësaj çështjeje të identitetit, të qenët në një shtet, të qenët komb, të mos njihet nga shumë vende të botës, edhe brenda Bashkimit Evropian... E kemi zgjidhur problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve.

Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist. Kemi një periudhë dymujore [për ndërrimin e targave]. Nuk është diçka që do të ndodhë nesër. Kurti ka pranuar procesin rreth dymujor, për të shmangur çdo situatë që mund të krijojë më shumë rrezik”, u shpreh Borrell.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina me targa të lëshuara nga  Republika e Serbisë, t’i riregjistrojnë ato në Republikën  e Kosovës.

Vendimi i cili përcaktohej të niste së zbatuari më 1 gusht, shkaktoi tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator. Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. 

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ari: 30/08/2022 10:51

    ik o borrel se je kukull

    Përgjigju
  • Valter: 29/08/2022 23:56

    Por ta kuptuar me mire..Serbia 23 vite pas kapitulimit,vazhdon,totalisht jashteligjshem te stampon targa makinash,per shume qytete ne Kosove,targat nga koha e Millosheviqit..njetje si te stampon Greqia targat per Sarande,Vlore etj..fale Zotit ato legena te paarsimuar Thaqi dhe Haradinaj nuk jane me por te punuar per Serbine..por Kurti i cilli do e qone kete deri ne funde..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij