Çështja Juventus, kërcënime dhe ofendime për avokatin dhe presidentin e Federatës Italiane të Futbollit
Gabriele Gravina, kreu i Federatës Italiane të Futbollit
Juventus u dënua me heqjen e 15 pikëve për këtë sezon në Serie A, për shkak të bilanceve të dyshimta me "plusvalencat". Federata Italiane e Futbollit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Torinos ka dënuar "Zonjën e Vjetër". Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë vendim, teksa tifozët bardhezi kanë ofenduar dhe kërcënuar kreun e Federatës dhe avokatin e saj.
"Një padrejtësi". Kështu e quajti dje presidenti i ri i Juventus, Ferrero, duke folur me skuadrën pas dënimit të drejtësisë sportive. Një vendim i kontestuar edhe nga tifozët, të cilët protestuan në rrjetet sociale kundër vendimit për të ndëshkuar vetëm klubin e Juventusit.
Kërcënime dhe ofendime janë bërë edhe në platformat online ndaj avokatit të Federatës së Futbollit, Giuseppe Chinè, presidentit Gabriele Gravina dhe partneres së tij, Francisca Ibarra.
Të gjitha këto raste, siç raporton Ansa, janë referuar në organet kompetente. Sipas agjencisë së shtypit, burimet e FIGC kanë shprehur “zemërim për fyerjet dhe kërcënimet”, si dhe “solidaritet me marrësit e këtyre sulmeve sociale”.
Veç saj, në kanalet e komunikimit tifozët e Juventus kanë nisur edhe një fushatë për të tërhequr abonimet nga SKY dhe DAZN, me humbjet e dy kompanive që thuhet se shkojnë mbi 150 milionë euro për momentin.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53.2%
-
Frikë se humbin
37.8%
-
Arsye të tjera
9%
Vota total: 312
Lajme të tjera
-
Hetimi i 'Prisma', Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje sekrete me Juventusin! Dalin përgjimet
24 Mars, 15:44
-
Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro
23 Mars, 11:55
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
20 Mars, 12:59
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
Derbi i Italisë/ Juventusi tregon forcën, 'Zonja' mposht Interin në Milano (VIDEO)
19 Mars, 22:49
-
VIDEO/ Pesë kartona të kuq, gol i anulluar dhe shumë tension! Lazio mund Romën në derbin e Serie A
19 Mars, 20:03
-
Lazio - Roma/ Kaos para derbit në kryeqytetin italian, përplasje mes tifozëve dhe policisë (VIDEO)
19 Mars, 17:21
-
VIDEO/ Napoli poker në kampionat, skuadra e Spallettit 'vret' Serie A
19 Mars, 17:09
-
E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin
19 Mars, 11:52