24 orë do të vihen në dipozicion për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, për seancën e parashikuar në 2 mars. Çdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj, do të ketë kohë të barabartë fjale me kreun e qeverisë.
Në sallën e seancës plenare pritet të rikthehet Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve më 2 mars u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike. Por në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores, që nga ministrja Elisa Spiropali u komentua me këtë ironi.
Ppër opozitën, kuvendi vepron me 2 standarde përballë faktit që rrëzoi kërkesën e tyre për përjashtimin e ministres në atë frazë që e quajtën ofezë ndaj deputetit Spaho.
“Kërkuam që të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës..... Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale”, tha Ored Bylykbashi.
Opozita ka refuzuar më herët zhvillimin e interpelancës për ish-agjentin e FBI që kryeministri Rama ia delegoi ministres Spiropali dhe paralelisht po kërkojnë edhe ngritjen e një komisoni hetimor. Në seancat e fundit kaotike opozita ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë, i cili pritet t’u japë përgjigje në maratonën e 2 marsit, në atë seancë që socialistët kanë paralajmëruar se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
43.9%
-
Të gabuar
47.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 684
Lajme të tjera
-
Rama: Nëse Ballkani Perëndimor kollitet, kjo për BE është pneumoni! Të hapet një shteg i ri bashkëpunimi për fonde ndaj 6 vendeve
31 Maj, 11:13
-
Berisha denoncon: Drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni vizitë të fshehtë, kërcënim për sigurinë! Rama koordinohet me Vuçiç
31 Maj, 10:58
-
Samiti në Sllovaki, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por BE duhet të japë më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor për të garantuar stabilitet
31 Maj, 10:52
-
PD nuk rritet me pazare dhe bashkime mekanike
31 Maj, 10:21
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
Frrok Çupi: Kosova si Saliu
31 Maj, 09:26
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Videolajm/ Në krye Ksamili si Maldivet, i ndjekur nga Shkodra, Himara dhe Kruja, Rama ndan videon nga atraksionet turistike të Shqipërisë
30 Maj, 14:54
-
Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë
30 Maj, 10:40
-
Të gjithë për tallava, asnjë për revolucion
30 Maj, 10:04
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Të del hija ime kudo! Përgjegjës për ‘non gratën’ time dhe tënden është Basha, luftoi që opozita të humbiste në Shkodër
30 Maj, 09:06