Çështja më e rëndësishme është nëse bëhet apo jo PD dhe si mund të bëhet!

Çështja më e rëndësishme është nëse bëhet apo jo PD dhe si mund të bëhet!

Në fakt, ka gjashtë muaj që flasin sikur problemi më i madh i PD është bashkimi! Në fakt ky nuk është problemi i vërtetë i demokratëve e as alternativa e të ardhmes për PD! Pas dëshirës për Bashkim, nuk qëndron asgjë tjetër, veçse dëshira për të ruajtur establishmentin dhe për ta mbajtur pushtetin për një grup të ngushtë personash që nuk kanë më asnjë lidhje reale, politike e sociale as me demokratët e as me shqiptarët!

Kam qenë e jam dhe mbetem i idesë së bashkimi jo vetëm nuk është më i mundur, por as nuk duhet të ndodhë, sepse përtej faktit që nuk sjellë asnjë risi apo rotacion, por e mban peng akoma më shumë e për shumë kohë PD nga një grup personash, që janë pasuruar aq shumë e janë aritokratizuar aq shumë sa ngjajnë tashmë me familjet mbretërore të absolutizmit që jetonin në pallatet e tyre e kishin humbur çdo lidhje me qytetarët!

Kam pasur e kam shumë parime të miat që e tejkalojnë edhe filozofinë që mbizotëron tek PD kundër nismës së "Foltores"  apo me vonë të "Rithemelimi"! Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë vizione e qëndrime edhe përtej establishmentin e realitetit politik të PD apo të politikës në përgjithësi! Është kollaj të zgjedhës të bëhesh palë a po të heshtës për interesa miskime personale, por dikush në Shqipëri duhet të dal përtej këtyre skemave, se ndryshe ai vend do të vazhdoj të jetë një kënetë politike që prodhon mostra politikë me pasoja mbi shtetin e së drejtës e të vetë demokracisë! Postet në politikë nuk kanë asnjë interes apo rëndësi nëse ato nuk janë të mbështetura në kauza e në qëndrime parimore! Një i ri/re, kushdo qoftë ai, nuk mund të pretendojë të bëhet anëtar këshilli apo anëtar kryesie në një subjekt politik që nuk ofron asgjë të re e të mirë për demokratët e shqiptarët!

Disa duhen kuptuar që zgjedhin postet, sepse ata janë aty dhe në politikë aksidentalisht, pa pasur asnjë peshë apo personalitet të menduari e vepruari. Prandaj, për këtë kategori është maksimumi, kur marrin poste e privilegje, sepse nuk kanë asgjë çfarë të ofrojnë përtej asaj që janë bërë pjesë, por Shqipëria dhe PD nuk mund të shpresojnë më asgjë të mirë nga këta që gjithë karrierën e tyre politike e kanë vënë në shërbim të interesit miskin personal dhe po ashtu duke u bërë palë me të keqen kolektive, por duke gëzuar të mira personale e thuajse gjithmonë në mënyrë të pamerituar! Ciklet janë të njohura në histori, jetë, profesion dhe në politikë! Prandaj, as PD nuk mund të përjashtohet nga rregulli i ciklit, që do të thotë se njerëzit dhe periudhat kanë një fillim dhe një fund!  PD e ka mbyllur një cikël historik e bashkë me ata që janë protagonistë! Kush nuk e pranon këtë realitet e për më tepër që beson tek riciklimi është thjeshte egoistë për privilegje e pushtet personal e nuk ju intereson çfarë po ndodh me demokratët e apo për të ardhmen e Shqipërisë! PD, me shumë se për Bashkim që është i pamundur dhe i panevojshëm, ka nevojë për një riformatim serioz me elementë të shendosh profesional e me njerëz që kanë bindje të shëndosha të djathta dhe po ashtu me dashuri të fortë e të sinqertë patriotike për vendin! Vullneti për riformatim e për rotacion është zgjidhja e vetme dhe më mira që ka PD! Ajo që sot u zgjodh dhe e quajnë Kryesi është në fakt një ogur i Zi për PD dhe për demokracinë në vend! Thuajse asnjëri nga ata nuk duhet të jetë më në politikë e për më tepër të konsideronbpas 30 vitesh akoma si alternativë për qeverisjen e vendit!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli: 05/06/2022 13:58

    Q ë të bëhet pd-ja dhe sigurisht që mund të bëhet,por s'pari duhet të braktisë komplet gardën e vjetër me nongratën në krye S'dyti urgjent dhe ata të rinj që deri më sot qorrazi i kanë shkuar pas kancerit Sali duhet të fillojnë kimio terapin për t'i djegur nga rrënjët infeksionet e marra nga lugati kanceroz i cili qëllim të vetëm ka që të shkojë në botën e përtejme bashkë me pd-në . Së treti të rinjtë dhe figurat me integritet që janë pjesë e pd-së lipset urgjentisht të vrasin frikën dhe të marrin vetë në dorë fatet e pd-së dhe të opozitës në tërësi. Së fundi nëse kjo detyrë vazhdon që për hir të frikës dhe jo të dashurisë e respektit për të t'i besohet komunistit ,antikomunist atehere fundi i pd-së do jetë edhe më i keq se i nongratës kryetar me origjinë e mëndësi shpellar.

    Përgjigju
  • Vjollca: 29/05/2022 13:44

    Mund te behet, psh, me investime te Rames njesoj si me LSI. Duke blere dhe rekrutuar me radhe figurat kryesore dhe keshtu dobesohet dhe behet pa vlere. Nderkohe PS behet luajale dhe i ka te tera ngjyrat. Ashtu si nje here e nje kohe me te lavdishmen PPSH!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka