Hasek konsiderohet si personi që ka dijeni për skandalin CEZ që nga koha e negociatave e deri në momentin e largimit të CEZ nga Shqipëria.
Gjithashtu kreu i Komisionit, Taulant Balla ka kërkuar edhe thirrjen e Arben Doçit, i drejtori i Pastrimit të Parave, në kohën që janë kryer transferta të dyshimta në llogari të Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailajt.
Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka kërkuar edhe njëherë shoqërimin me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj.
“Ervin Koçi dhe Ulsi Manja kanë paraqitur një kërkesë për thirrjen e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor. Kërkojnë thirrjen si dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Arben Doçi, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shkëlzen Berishës i cili në dëshminë e Romeo Karaj rezulton të ketë pasur njohje me Nuel Kalaj që ka pasur një kontratë konsulence me CEZ për privatizimin e OSSH.
Duhet të insistojmë si Komision që përsëri të kërkojmë gjetjen dhe sjelljen me forcë në Komision të Nuel Kalaj, është shumë e rëndësishme që ky person të dëshmojë. I kemi nisur një kërkesë edhe CEZ në Pragë që të na vërë në dispozicion kontratën e konsulencës. Duhet të insistojmë tek ky shtetas para se të thërrasim personat që kanë lidhje me të”.
Ristani:Janë pak prova shkresore të administruara sipas ligjit, në rast se ka të tjera duhet të na i vini në dispozicion. Duke presupozuar se janë diku, nga e-mailet del që komunikimin nuk e ka në ajër por me Josef Hasek.
Balla: E kemi thirrur Hasek, e kemi çuar kërkesën.
Ristani: Duhet të këmbëngulim si për Kalaj.
Balla: Hasek nuk është shtetas me shtetësi shqiptare, por i huaj. Përsëri kemi bërë thirrje madje dhe publike kur personi ndodhej në Shqipëri për të dëshmuar në një çështje penale në ngarkim të Kastriot Ismailaj, për DIA. Personi nuk është përgjigjur ende pozitivisht, e konsideroj personin Hasek shumë të domosdoshëm për t’u thirrur.
Për shtetas të huaj ndiqet një proçedurë krejt tjetër që kalohet përmes letër porosisë nga ana e prokurorisë.
Manja: Për shtetasin çek, Komisioni duhet të kërkojë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë me letër-porosi për thirrjen e këtij shtetasi. Nuk mund ta bëjë prokuroria dhe as policia. Kërkesa e Komisionit duhet ti shkojë Ministrisë së Drejtësisë.
Balla: Dakord zoti Manja, ju jeni prokuror me eksperiencë, më mirë se ju nuk e di askush këtë punë. Do ja çojmë Ministrisë së Drejtësisë, por të doni dhe OKB vetëm ta sjellim këtë sepse është person që na sqaron shumë çështje.
(Sot nga Komisioni Hetimor per CEZ)
(d.b/Shqiptarja.com)