CEZ- DIA,Ismailaj kërkoi rihapjen
e procesit,gjykata rrëzon kërkesën

CEZ- DIA,Ismailaj kërkoi rihapjen<br />e procesit,gjykata rrëzon kërkesën<br>
Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Isamailaj për rihapjen e procesit gjyqësor për çështjen CEZ- DIA. Ish- administratori i kompanisë DIA një ditë më parë paraqiti kërkesën për të rigjykuar me pretendimin se kishte 132 prova të reja.

“Jemi në fazën e mbrojtjes, provat u shqyrtuan dhe Ismailaj nuk ka pse ngre pretendime që si janë dhënë mundësi për të paraqitur prova. Nga 23 dhjetori 2015 deri në 24 tetor 2017 ndaj Ismailajt janë zhvilluar 45 seanca gjykimi”, ka deklaruar gjykata.

Javën e ardhshme pritet që Ismailaj dhe avokatët të paraqesin pretendimet për pafajësi. Prokuroria ka kërkuar dënimin e ish- administratorit të DIA me 15 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe për pastrim parash për skandalin e borxheve të CEZ shpërndarje, e  njohur si dosja “CEZ- DIA”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU