Arsya kryesore pse grupi çek CEZ ka dalë me fitime 16 për qind më të ulta, pas taksave, në tre muajt e parë të këtij viti, është vendimi i pafavorshëm, i marrë nga Enti Rregullator i Energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo vihet në dukje na raportin tremujor të kompanisë, që është prezantuar dje në Pragë.
Sipas raportit, ERE ka vendosur që të rritë tarifën e shitjes për energjinë e prodhuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare me 91 për qind, pa lejuar që operatori i shpërndarjes ta kalojë këtë rritje kostoje te konsumatori fundor.
Kjo, së bashku me rritjen e çmimit të energjisë së importuar për të mbuluar humbjet në rrjet, ka sjellë një rezultat negativ në të ardhurat, vihej në dukje në materialin e kompanisë. Kompania CEZ Shpërndarje, degë e grupit CEZ, ka llogaritur se, si pasojë e mospranimit nga institucionet e shtetit shqiptar të kërkesës së saj për rritje të tarifës për klientët fundorë, ajo do të ketë më shumë se gjysëm miliardi dollarë humbje në tre vjet. Për periudhën 2012-2014, ERE ka bllokuar lëvizjen e tarifave, vetëm për CEZ-in
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com