CEZ, Hicka s'paraqitet, Spaho: Nëse
s'vjen të hënën, shoqërim me forcë

CEZ, Hicka s'paraqitet, Spaho: Nëse<br />s'vjen të hënën, shoqërim me forcë
Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për cështjen CEZ të ngritur nga Partia Demokratike, që ka për objektiv hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes me qeverinë shqiptare.
 
Shumica e ka bojkotuar mbledhjen, ndërsa edhe Avokatja e Shtetit nuk është paraqitur në seancën e sotme.

Kryetari i komisionit, Edmond Spaho u shpreh se do ta thërrasin sërish dhe nëse nuk do të paraqitet ditën e hënë do të kërkojë ndihmën e policisë për ta sjellë me forcë.
 
"Avokatja e shtetit, Alma Hicka nuk është paraqitur sërish sot në komision për të dështuar për aferën CEZ.
 
E kemi thirrur sërish për të dëshmuar ditën e hënë dhe nëse nuk do të paraqitet do ta sjellim forcërisht
" u shpreh ai.
 
Edhe këtë seancë, Spaho nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë për cështjen CEZ për miliona euro në dëm të shtetit nga zgjidhja e marrëveshjes.
 
Kujtojmë që pak ditë më parë Komisioni i drejtuar nga Spaho iu drejtua policisë për të sjellë forcërisht Hickën, ndërsa Avokatja e Shtetit i kërkoi policisë arrestimin e tij, pasi e akuzon për shkelje të ligjit.
 
Hicka pretendon se insistimi i Spahos që ajo të shoqërohej me forcë për të dëshmuar përpara komisionit hetimor, nuk ka bazë ligjore dhe se është bërë për qëllime kriminale. 
 
Partia Demokratike ka depozituar në prokurori edhe një kallëzim penal për Avokaten e Shtetit duke e akuzuar për cështjen CEZ.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)