TIRANE- CEZ Shpërndarje zhvillon sot me aksionerët e saj mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në Pragë të Republikës Çeke. Aksioner me 24% në këtë kompani është qeveria shqiptare. Në thirrjen e Asamblesë thuhet se kjo është bërë "duke marrë parasysh situatën kritike financiare të shoqërisë, të shkaktuar nga autoritetet dhe institucionet shqiptare".
Në rendin e ditës të mbledhjes përfshihet një informacion nga Bordi i Drejtorëve të CEZ Shpërndarje lidhur me humbjet e shoqërisë, të cilat, duke u bazuar në pasqyrat financiare për muajt janar dhe shkurt, veç atyre të vitit të kaluar, rezulton të kenë tejkaluar 50 për qind të kapitalit të regjistruar. Në këto kushte, vijonte njoftimi, kompania vlerëson se nuk ka më fonde për të siguruar pagesën e detyrimeve afatshkurtra ndaj palëve të treta (furnizuesit me energji nga importi), situatë kjo, e shkaktuar si pasojë e shkeljeve, nga autoritetet dhe institucionet shqiptare, mes të tjerash, të marrëveshjes së mbështetjes qeveritare, kuadrit rregullator dhe marrëveshjes rregullatore.
Gjatë vizitës së fundit në Tiranë të kryeministrit çek, qeveria e Çekisë ka ndërhyrë për llogari të grupit CEZ pranë qeverisë shqiptare, pasi kompania u ankua për rrezikun e falimentit. Lajmi u bë i ditur nga gazeta çeke "The Prague Post". "CEZ Shpërndarje nuk mund të vazhdojë të operojë më tej me humbje të tilla financiare. Një zgjidhje duhet të gjendet brenda javëve të ardhshme". Sipas gazetës, ka deklaruar kështu zëdhënësja e kompanisë CEZ Group, Eva Novakova.
"CEZ nuk është e kënaqur lidhur me hapat e ndërmarra deri tani dhe është e detyruar të mbrojë vlerën e kompanisë për invesitorët dhe aksionerët e saj", shtoi ajo. Novakova deklaroi se, si aksioneri më i madh i Bankës Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të tregojnë interes të zgjidhin problemet midis CEZ-it dhe Shqipërisë. Banka Botërore ka akorduar një fond garancie prej 60 milionë eurosh, që mund të merren në rast se qeveria shqiptare nuk iu përmbahet angazhimeve të marra.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21