ÇEZ, merret i pandehur Hejsek
Ismailaj:Dua të dëshmoj në Komisione

ÇEZ, merret i pandehur Hejsek<br />Ismailaj:Dua të dëshmoj në Komisione
TIRANË-Prokuroria e Tiranes merr të pandehur zyrtarisht ish-drejtorin e ÇEZ, Josef Hejsek dhe specialistin Jan Ivan për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Akuzat u janë komunikuar dy cekeve për llogari të hetimeve që prokuroria e Tiranës me letër-porosi përmes ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria kërkon që dy ish-zyrtarët e ÇEZ të pyetën si të pandehur në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.

Josef Hejsek, ka qenë kreu i bordit drejtues të CEZ-Shpërndarja në vitin 2012, kohë në të cilën Ismailaj në rolin e administratorit të DIA-s ka lidhur kontratën me CEZ për mbledhjen e borxheve.

Këtë fakt në lidhje me akuzën zyrtare ndaj Hejsek e Ivan e bëri publike prokurorja Antoneta Sevdari gjatë seancës ku gjykohet Ismailaj ku kërkoi që dy çekët të dëshmojnë si bashkë të pandehur me Ismailjan dhe jo si dëshmitar siç i kërkon ky i fundit.

Vetë Ismailaj i pranishëm në seancë ka reaguar pas këtij fakti të bërë publik nga prokuroria, duke sqaruar se Hajsek e Ivan dyhet të dëshmojnë si dëshmitarë me shumë persona të tjerë dhe jo si bashkë të pandehur me të.

Për herë të parë Ismailaj ka reaguar dhe për komisionin parlamentar hetimor në lidhje me dosjen Cez, duke u shprehur se ai është i gatshëm të dëshmojë cdo gjë di nëse i kërkohet.

Për avokatin e Ismailajt, Alban Qafa vendimi i Prokurorisë është tejkalim i ligjit të parlamentit.

Hejsek ishte zgjedhur nga përfaqësuesit cek të CEZ SH.A pasi kjo kompani zotërohej nga çekët dhe aksioner ishte dhe shteti shqiptar. Kontrata DIA-CEZ u rrëzua në vitin 2010 ndërsa në tetor të 2011, por sipas Prokurorisë, Ismailaj arriti ta lidhë atë dhe në bashkëpunim me Hejsek duke i paraqitur CEZ-it fatura dhe dokumentacione fiktive e false, arriti të marrë 512 milionë lekë. Për këto para tashmë Kastriot Ismailaj është në statusin e personit të pandehur.
 
Hejsek është kërkuar të pyetet dhe nga komisionin parlamentar hetimor, por deri më tani ai asnjëherë nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe prej më shumë se 2 vitesh nuk shkel në territorin shqiptarë.

kastriot ismailaj
Reagon Kastriot Ismailaj

Por lidhur me këtë hap të prokurorisë ka reaguar nga gjykata, Kastriot Ismailaj, ish-adminstrator i DIA, i pandehur në aferën e CEZ-DIA.

Vetë Ismailaj i pranishëm në seancën kunder tij, ka reaguar pas këtij fakti të bërë publik nga prokuroria, duke sqaruar se Hejsek e Ivan dyhet të dëshmojnë si dëshmitarë me shumë persona të tjerë dhe jo si bashkë të pandehur me të.

Për avokatin e Ismailajt, Alban Qafa vendimi i Prokurorisë është tejkalim i ligjit të parlamentit.
“Si mund ti hetoni kur Parlamenti ka miratuar një ligj sipas të cilit ju ndalon që ju t’i hetoni. Po dilni mbi ligjin”.

E megjithatë, Ismailaj në një letër drejtuar Gjykatës shprehet se është i gatshëm të dëshmojë para Komisioneve Hetimore të Parlamentit Shqiptar.
“Deklaroj se jam i gatshëm që të dëshmoj përpara Komisioneve Hetimore te Parlamenti Shqiptar dhe të përgjigjem para tyre për cdo cështje në interes dhe në objekt të këtyre komisioneve”.

Permbajtja e letres
E nderuar Gjykate
Në Parlamentin Shqiptar, po zhvillohen debate në dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita dhe mazhoranca në lidhje me çështjen CEZ. I pari është ai që heton marrëveshjen me mirëkuptim mes Qeverisë dhe kompanisë çeke që shmangu përplasjen në arbitrazh. Hetimi parlamentar i opozitës nis mbi bazën e një raporti të KLSH që akuzon ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 479 mln Euro, gjë për të cilin ka ngritur edhe padi ndaj tij.

Mendoj që edhe materialet e komisioneve parlamentare, mund të jenë pjesë e shqyrtimit gjyqësor të çështjes kundër meje, ndaj do të ishte me vënd që nga ana juaj t’i kërkohej parlamentit që të dërgojë në këtë gjykatë materiale që do t’i vlerësoni të vlefshme për zgjidhjen e çështjes.
Nga ana tjetër, në këto komisione është përmendur mëse një herë emri im.

Deklaroj se jam i gatshëm që të dëshmoj përpara Komisioneve Hetimore të Parlamentit Shqiptar dhe të përgjigjem para tyre për çdo çështje në interes dhe në objekt të këtyre komisioneve.
Me respekt, Kastriot Ismailaj
letra kastriot ismailaj
(Faksimile e letres se Kastriot Ismailaj)

Për këtë proces gjyqësor janë zhvilluar plot 28 seanca ndërsa është rikërkuar të përsëritet fletëthirrja për ish-ortaken e Ismailajt, Rebeka Gaskin e cila sipas verifikimeve të bëra nga gjykata nuk rezulton të jetë gjetur në këto muaj ku është kërkuar si dëshmitare.

Pse Josef Hejsek?
Këto zhvillime vijnë pasi Komisioni hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’ në fillim të shkurtit nisi zyrtarisht procedurat për të marrë dëshminë e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili do të pyetet për prapaskenat e privatizimit të OSHE, personat e përfshirë, raportet me sekserin Nuel Kalajn, për favorizimet, kontratat dhe për çdo shkelje në dëm të shtetit shqiptar.

Dëshmia e Josef Hejsek konsiderohet e një rëndësie të veçantë dhe përcaktuese për pozitat e Shkëlzen dhe Sali Berishës. Komisioni hetimor ka administruar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt.

Kjo është një ndër provat kryesore që implikon Shkëlzen Berishën në këtë histori. Publikisht, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se ky takim nuk është zhvilluar kurrë. Po ashtu, Shkëlzeni ka hedhur dyshime se ky e-mail mund të jetë manipuluar.

Në këto kushte, dëshmia e Josef Hejsek, autor i e-mailit, mund të rrezikojë apo të shpëtojë djalin e ish-kryeministrit. Mbetet për t’u parë nëse Josef Hejsek do të pranojë të dëshmojë dhe nëse po, do të konfirmojë apo mohojë vërtetësinë e e-mailit.
josef cez
(Josef Hejsek)

E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac
 
Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM
Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë
Mirdita Tomas,
Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj.
Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP.
Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë.
Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).
Çfarë duhet të presim nga kryeministri?
Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje).
Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish.
Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman). Gjithë të mirat.

 
Por në muajin Dhjetor të vitit 2015, Prokuroria e mori nën hetim dhe ish-drejtuesin Josef Hejsek. Sipas prokurorisë vjedhjen Ismailaj e ka kryer në bashkëpunim me ish drejtuesin çek Josef Hejsek.
"I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale," sqaron Prokuroria.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP' Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP' Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë