TIRANE - Në një njoftim për mediat CEZ Shpërndarje ka sqaruar se si rezultat i rritjes së ngarkesave për shkak të uljes së temperaturave kanë ndodhur ndërpreje të energjisë elektrike. Sipas CEZ-it kjo situatë është krijuar edhe për shkak të keqpërdorimit dhe rritjes së vjedhjeve dhe ndërhyrjeve abusive në rrjet.
“CEZ Shpërndarje njofton se si rezultat i rritjes së ngarkesave për shkak të uljes së temperaturave, kanë ndodhur stakime të energjisë elektrike (kanë rënë linjat) në disa fidera të cilët paraprakisht kanë qenë të ngarkuar pranë kufijve maksimal.
Në këto kushte, CEZ Shpërndarje ka marrë paraprakisht të gjitha masat për mbrojtjen e pajisjeve, duke vendosur mbrojtjen e fidrave brenda normave të lejuara, sipas standardeve teknike. Kjo dhe për arsye se cdo avari që mund të ndodhë si rezultat i mbingarkesave në sistem, do të sillte përkeqësim të furnizimit me energji të përdoruesve, pasi situata e portofolit financiar të kompanisë nuk lejon reagime të menjëhershme për zevëndësimin e këtyre pajisjeve.
Nga ana tjetër, CEZ Shpërndarje sqaron se kjo situatë e krijuar ka në vetvete një keqpërdorim dhe rritje të paarsyeshme të ngarkesës si rezultat i vjedhjeve dhe ndërhyrjeve abuzive në rrjet. Pavarësisht nga përpjekjet e kompanisë për verifikimin dhe eliminimin e ketyre fenomeneve, është i domosdoshëm një bashkëpunim i pushtetit lokal me punonjësit e kompanisë në terren dhe nga ana tjetër, nevojitet një mbështetje maksimale nga organet e drejtësisë dhe policisë për mbrojtjen e jetës së punonjësve dhe aseteve të kompanisë, për një funksion normal të furnizimit me energji të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin për mediat të CEZ.
/Shqiptarja.com