TIRANE - Për shkak të remonteve një sërë qytetesh do të jenë pa energji elektrike për një kohë të konsiderueshme nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm deri më 15:00.

Njoftimi është bërë nga kompania çeke energjetike e cila operon në Shqipëri, CEZ-Shpërndarje. Kështu, pa energji elektrike do të jenë zonat:

Në Tiranë: Rruga “M.Gjollesha”
Në Golem: Fshatrat Golem dhe Seferaj
Në Rubik
Rreshen
Qyteti i Shkodrës pjesërisht
Në Vlorë: Fshatrat Dukat, Radhimë, Tragjes
Divjakë: Fshati Uznovë
Berat

Sipas CEZ, nga ora 09:00 - 15:00 do të kryhen të gjitha remontet.

Ndërkohë, sipas CEZ-Shpërndarje, pa energji elektrike është edhe zona e Zogut të Zi në kryeqytet, por kjo për shkak të një defekti, ndërsa në njoftim nuk përcaktohet se kur do të rikthehet energjia për këtë zonë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)