CEZ, Paloka: Gjiknuri kokë turku
Ministri: Kallëzimi i KSH fletë-rrufe

CEZ, Paloka: Gjiknuri kokë turku<br />Ministri: Kallëzimi i KSH fletë-rrufe
TIRANE - Konferenca e kryetarëve nuk përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit propozimin ligjor të opozitës për të nisur hetimin ndërkombëtar për çështjen “CEZ”. Ky vendim ka sjellë reagimin e demokratëve në sallë, të cilët iu referuan edhe kallëzimit të një dite më parë të KLSH për ministrin e Energjetikës. Sipas të djathtëve, Gjiknuri po përdoret si kokë turku, ndërsa mazhoranca e ka ftuar kundërshtarin e saj politik të bëjë durim pasi së shpejti, sipas saj do të zbardhet e vërteta për aferen CEZ. 
 
Ministri Damian Gjiknuri  e konsideroi  kallëzimin që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë ndaj tij si një flet-rrufe politike. Sipas Gjiknurit ky institucion është kthyer në instrument politik që i shërben PD. Por për demokratët Gjiknuri është thjesht viktima pasi përgjegjësit e vërtetë ata i shohin te kryeministri Rama e kryeparlamentari Meta .
 

Ora 12:00 Shkëlqim Cani: Ftoj prokurorinë të hetojë të gjithë këtë tragjedi
Ministri i Financave në fjalën e tij tha se çështja është vec një fletë-rrufe dhe se po përpiqen të përbaltin edhe institucionet ndërkombëtare në këtë aferë të ndyrë siç e quan ai gjithë aferën 

“Çështja është fletë-rrufe politike kjo s’do mend as kalem. Shumë shpejtë e vërteta do dalë. Doemos që kjo luftë e sajuar politike është bërë për tu mbrojtur nga kryetari juaj dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë të ndyrë. Ju e latë energjinë në një gjendje katastrofike por e vërteta është se nuk latë vetëm këtë sektor,  latë ekonominë dhe financat më keq me miliona euro borxhe. Edhe këtë tjetrën e latë pilaf sic jeni mësuar.  Kjo është një nga reformat që ju nesër do mburreni, do mburreni me këtë reformë tërësore që kjo qeveri ka ndërmarrë. Ju çdo ditë krijoni armiq. Ju tani gjeni dhe armiq të jashtëm doni të përfshini BB,  FMN etj që gjoja bashkë me ne kanë bërë komplot. Ftoj prokurorinë të analizoi çështjen me detaje për tëq gjithë këtë tragjedi që ata I kanë shkaktuar vendit. Kot mundoheni ta përcillni sa andej këndej. Shumë shpejt do e shihni”, -tha ministri Cani

cani

Ora 11:57 Edmond Spaho:  Na sqaroni për 37 mln euro që e ka marrë CEZ-i për kredi.
Deputeti Spaho iI ka kërkuar ministrit Gjiknuri të japë dorëheqjen pas raportit të KLSH-së
 “Investimet në Shqipëri miratohen nga ERE. Nuk ishit në fillimin e seancës jeni ndodhur në vendin e gabuar. Në kushtet e akuzës nga kontrolli I shtetit. Si ministër duhet të japësh dorëheqjen. 

edmond spaho


Ora 11:55 Gjiknuri: Akuzat e KLSH epilog i Berishës, ai të hetohet për marrëveshjen e 2012
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se kallëzimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri dje ndaj tij për një dëm prej rreth 500 milionë eurosh nga marrëveshja e qeverisë me CEZ është një fletë-rrufe. Ai tha se akuzat e ngritura nga ky institucion janë të njëjtat me ato që ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar prej kohësh, ndaj e quajti si nj dekonspirim që vetë Berisha i ka bërë KLSH-së.

“Ajo që ndodhi dje me KLSH-në është epilogu i asaj që Berisha ka kohë që e ka paralajmëruar në këtë sallë. Dekonspiroi KLSH ish-ministrin e tij që të bëjë shërbimin e radhës. Si ka mundësi që KLSH komunikoka me ish-kryeministrin dhe ditka që po bëka një raport auditi për këtë çështje. Raporti është një fletë-rrufe dhe nuk ka as elementët bazë të një kallëzimi. Le të thonë që vendimi i qeverisë për të hapur negociatat dhe për të mbyllur një katrahurë që e keni hapur ju. Disa nga këto shifra që doni të na i vini në kurriz ne, të gjitha ato vlera të krijuara nga keq. Energjetika është gropa më e madhe që latë. Raporti i KLSH një fletë rrufe, nuk keni ku shkoni më këtë fletë rrufe”, tha Gjiknuri.

gjiknuri
 
Ministri i Industrisë dhe Energjetikës tha se është ish-kryeministri Berisha ai që duhet të hetohet për marrëveshjen e fshehtë me CEZ në vitin 2012 në zyrën e tij
 
Po këtë marrëveshjen me CEZ në 2012 në vetem ca minuta takim? Kjo është shkelja. Dhe një pjesë e borxheve të KESH në maj në zyrat e Berishës çekët kanë dhënë të gjitha informacionet dhe thotë që qeveria shqiptare do të njohë borxhin. Filluat pazarin politik. Berisha duhet të hetohet. Ju keni bërë marrëveshje okuliste në zyrën e Berishës dhe keni krijuar 8 mln euro borxh e tani na e faturoni ne. Këto duhet të hetoheni prandaj s’gjenit zgjidhje ju.  Në këto dy vjet është bërë më tepër nga ç’mund ta mendonit ju. Më e madhe që e bëtë ju që po pastroni mbani pak erë”, shtoi Gjiknuri.
 
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ministri akuzoi opozitën se po tenton që të krijojë një rast të ngjashëm me Rrugën e Kombit, por në ndryshim me akuzat ndaj tij, theksoi Gjiknuri – shkeljet për Durrës-Kukës janë me fakte, dhe jo me shifra qesharake siç KLSH e akuzon.

“Në raportin e KLSH-së fshihen disa fakte. KLSH nuk mund të diskutojë çdo lloj legjislacioni, përfundimisht ju doni të krijoni raste të ngjashme me Durrës-Kukës. Në atë rast ka pasur shkelje me fakte. Me shifrat jeni qesharakë nuk dini ç’thoni. KLSH juaj mund ta nxjerrë një gjë të tillë kur flitet për 28 miliardë po 500 milionë euro të arkëtueshme kujt i takojnë? Aq absurd është raporti i KLSH. Mbledhja e borxheve po ndodh, 200 mln euro janë mbledhur. Kallëzimi ka ardhur në kohën kur donit ju, e keni koordinuar sipas paralajmërimit të Berishës. Doni t’i bëni pis të gjithë me 400 mln”, përfundoi Gjiknuri.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?