Deputetja Marjana Koçeku e ringriti sot çështjen e Drinit në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme para zëvendësministrit të Mjedisit, Gent Gazheli.
Në fjalën e saj Koçeku theksoi nevojën urgjente për të ndërhyrë në pastrimin e Drinit, i cili është basen i 3 hidrocentraleve më të mëdha në vend dhe një pikë kyçe turistike dhe ekonomike në vend.
“Pyetja ime është se çfarë do bëhet me Drinin konkretisht, sepse është zemra energjitike e vendit tonë, ku janë 3 hidrocentarle dhe përveç saj është një akt shumë i rëndësishëm kulturor, historik dhe ekonomik. Duke patur parasysësh komunitetet që jetojnë përgjatë Drinit dhe si zonë turistike tashmë e frekuentuar nga e gjithë bota, por edhe me një ndotje të konsiderueshme që fillon përtej kufirit. Si mendoni ju që do ishte një strategji afatgjatë, për të trajtuar që në burim sepse besoj që aty është zanafilla dhe duhet trajtuar problemi, për të mundur për të gjetur një zgjidhje sa më të qëndrueshme dhe të shpejtë, për problemin e ndotjes”,- tha Koçeku.
Komente






