Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeministri për të protestuar ditën e sotme. Por duket se opozita nuk ka një skenar të qartë sesi do të vijojë protesta, por do ua lënë në dorë atë qytetarëve. Për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se ecuria e protestës do t’u lihet në dorë protestuesve, ndërsa theksoi se sot të gjithë kanë një arsye për të protestuar.
“Shumë arsye për të protestuar, kriza e çmimeve, karburante, projekt buxheti 2023 për PPR dhe koncesione dhe jo qytetarët. Ka ardhur momenti që kushdo ta kuptojë kush është sovrani në këtë vend. Protestë e opozitës së bashkuar, do ketë mesazhe të forta. Qytetarët e dinë vetë sesi do veprojnë në ecurinë e protestës”, tha Xhixho për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione












