Çfarë do të ndodhë me më 11 dhjetor teksa Berisha mban Kuvendin e tij? Basha në Report Tv: Do të kemi festë

 

Teksa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për situatën në të cilën e ka futur PD-në ish-kryetari Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet në 'Pa Protokoll' se këta dy muaj Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi 'non grata' i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD-në zyrtare më 11 dhjetor kur Berisha ka paralajmëruar Kuvendin e tij Basha tha se atë ditë është festa e themelimit.

"Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar", tha Basha për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Basha në 'Pa Protokoll': S'do ketë kurrë 2 PD! Më 11 dhjetor s'ka Kuvend por festë themelimi! Berisha po përdor organizatat kriminale, prej 10 ditësh s'përgjigjet për këtë


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)