Çfarë do të ndodhë nesër në Kukës!

Çfarë do të ndodhë nesër në Kukës!

Foto ilustruese

Duhet ta nisim me një parantezë: në kushtet e një vendi normal me një demokraci normale, nesër nuk duhet të kishte surpriza, sepse duhet të fitonte çdo lloj kandidati përballë kandidatit të Partisë Socialiste.

Po në fakt çfarë pritet të ndodh neser ose si e mendoj unë në realitet përtej dëshirave të mia:
Nesër për fat të keq do të fitojë PS e kjo do të ndodhë për disa arsye:

1. Opozita mund të  jetë e përçarë, por në këto zgjedhje nuk ka aludim për një gjë të tillë. Pse? Sepse, në zgjedhje merr  pjesë vetem aleanca e Berishës me Metën dhe kështu i gjithë shpektri opozitar ka vetëm një kandidat
Ashtu siç e kam thënë po e ri them nëse fiton Berisha në Kukës ka fituar bashkë me Bashën, sepse ky i fundit nuk nxorri kandidat e nëse humb, kanë humbu vetëm Berisha me Meten, sepse ata po hyjnë të dy në zgjedhje me një kandidat dhe me një aleancë politike.

2. Berisha e ka trajtuar Politikën si aktivitet masiv sheshesh, sepse vetë karriera e tij politike është e tillë. Ai mendon se betejat politike fitohen me pjesëmarrje masive nëpër sheshe. Në fakt kohët kanë ndryshuar, politika shqiptare ka evoluar e bashkë me të edhe mënyrat e shumta të informimi. Partia Socialiste, për shkak të burimeve njerëzore, mundësive të mëdha financiare, mediave, mjeteve të propagandës, dhe strategjive eloktorale është kthyer një makineri e frikshme elektorale. Gjiknuri ka futur një strategji të fortë elektorale duke gjurmuar e takuar disa herë në fushatë deri në ditën e zgjedhjeve çdo votues e duke i ofruar atij gjithçka që ai të votojë PS. Rasti i zgjedhjeve të fundit të 14 majit dëshmorln më së miri se PS nuk përdor më aktivitete masive në zgjedhje për çështje imazhi, por gjurmon vetëm votuesit. Mandje në zgjedhjet e fundit, duke përjashtuar ndonjë rast të pritjes së Ramës me daulle në Klos e Bulqizë, ai të gjithë fushatën e bëri duke mbjellur pemë. Sa më i heshtur të jetë aktiviteti politik me natyrë masive i PS në fushatë, aq më e madhe është mundësia që kjo e fundit i ka kopsitur gjërat për fitore.

2. Gabimi që po përsërisin në Kukës është i njëjti që bënë në zgjedhjet e Dibrës. Pas skandalit në zgjedhjet e Dibrës, PD e asaj kohe zbarkojë në Peshkopi me një grup të madh deputetësh, te cilët me makina lluksoze qindra mijëra euroshe rezervuar hotelet më të mira, draka e dreka e ndonjë karshillik nëpër qytet e në mbrëmje shkonin e u kërkonin votën qytetarëve më të varfër të Shqipërisë, pikërisht atyre që po të njëjtët i kishin përdorur e mashtruar me premtime për vite me radhë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kukës, mandje janë të njëjtët që ishin në atë kohë në Peshkopi ejo vetëm kaq, por në radhën e "Bashkë Fitojmë" ka shkuar edhe deputet që nuk kanë asnjë lloj lidhje me zonën. Kjo do të dëmtojë kandidatit e  Opozitës, i cili për fat të mirë nuk vjen nga politika dhe ai duhet ishte i vetëm me stafin e tij për tu bërë ofertën e tij reale politike kuksianëve.

3. Kandidati është kuksian e thonë se është njeri i respektuar. Nuk e vë në dyshim, sepse vetë nuk e njoh, por faktin që nuk banon në Kukës është në disfavor të tij. Veriu, e sidomos Peshkopia e Kukësi në vitet e fundit kanë pasur drejtues me këto cilësi dhe e kanë parë që nuk janë të suksesshëm.

4. Qëndrimi i të Djathtës ndaj oligarkëve mund të themi se është i gabuar. Për të fituar në politikë duke qenë kundër edhe atyre që janë oligarkë ose të ashtuquajtur të tillë duhet të jesh një parti revolucionare e majtë e të bësh revolucion të ngjashëm me atë të Fidel Kastrios në Kubë. Politika edhe në demokracitë më të zhvilluara të Botës si SHBA është një aktivitet shumë i kushtueshëm ekonomik që kërkon para. Duke u shpallur luftë të pasurve atëherë i detyron ata të bëhen bashkë që të mundin.

5. Pushteti. PS i ka të gjitha pushtet duke pasur nën kontroll institucionet lokale, doganat, aeroportin dhe për pasojë ofron më shumë mundësi privilegjesh si votë në kembim të punësimit. Ky është një rregull i pa shkruar që ka funksionuar gjithmonë si për Ramën ashtu edhe për Metën e Berishën, por me dallim se rota e historisë është këtë herë e tillë që Meta e Berisha nuk kanë asgjë çfarë tu ofrojnë kuksianëve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja