Dhuna te M.Brendshme, çfarë e detyroi Bashën të ndryshonte skenarin e protestës?

Dhuna te M.Brendshme, çfarë e detyroi Bashën të ndryshonte skenarin e protestës?

Protesta e opozitës para Ministrisë së Brendshme

Si rrallë herë në protestat e Partisë Demokratike të “epokës Basha” ajo e djeshmja degradoi në përplasje me forcat e rendit. Fillimisht u duk sikur protestuesit i kishin dalë nga duart kryetarit Basha. Lideri i Partisë Demokratike u kishte bërë atyre thirrje për të shkuar në sheshin “Skënderbej”, por një pjesë e madhe jo vetëm që ndali para Ministrisë së Brendshme, por kërkuan që të avanconin drejt saj, duke krijuar konflikt të pashmangshëm me forcat e policisë që ruanin këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Çuditërisht kryetari i PD-së, i cili ishte dje edhe folësi dhe lideri i vetëm i protestës, pasi Sali Berisha e Monika Kryemadhi qëndruan të tërhequr mes turmës, jo vetëm që nuk iu drejtua sërish protestuesve të tij për t’i çuar në destinacionin që u kërkoi nga folëtorja, por u zhduk për gati 1 orë. Në këtë hark kohor protestuesit opozitarë nuk u penguan jo vetëm nga kryetari, por as nga deputetët demokratë që ishin mes tyre. Këta të fundit herë me fjalë bënin thirrje për qetësi dhe herë të tjera me vepra bëheshin faktorë të tensionit.

Por aty ku dukej se situata kishte dalë jashtë kontrollit u shfaq Lulzim Basha dhe gjithçka përfundoi në pak minuta. Kryetarit të Partisë Demokratike i ka mjaftuar të shkojë pranë protestuesve dhe t’ua bëjë me dorë për të qetësuar situatën duke i marrë me vete dhe duke i dhënë fund tensionit dhe gjithë protestës. Një veprim ky paksa i çuditshëm ky nga ana e kryetarit të PD-së që duket se i befasoi militantët më të devotshëm, ata të “vijës së parë”, të cilët nuk po kuptonin çfarë po ndodhte dhe refuzuan për disa minuta të largoheshin nga “fronti i betejës”.

Ecuria e protestës, lëvizja befasuese e protestuesve për kthimin para Ministrisë së Brendshme, klima konfliktuale, zhdukja e Bashës dhe në fund reagimi habitës i militantëve kur morën urdhrin për të ndalur dhunën, janë indice që të çojnë në përfundimin që gjithçka që ndodhi në protestë ka qenë pjesë e skenarit të saj, të hartuar në zyrat e PD-së.

Por, pse Basha vendosi që ta ndalte zhvillimin e këtij skenari në mënyrë të beftë? Apo më saktë çfarë e detyroi Bashën që të dilte me nxitim dhe t’i jepte fund këtij skenari? Të ketë pasur ndonjë ndërhyrje nga ndonjë faktor i jashtëm, kërkesën e të cilit kreu i PD-së nuk mund ta injoronte apo të ketë ndryshuar strategji nën influencën e ndonjë faktori tjetër në çastin e fundit? Këtë për momentin nuk mund ta dimë më saktësi. Ajo që dimë dhe u pa qartë dje ishte se Bashën diçka e detyroi që të ndryshonte skenarin e protestës dhe t’i jepte fund konfliktit me forcat e policisë para Ministrisë së Brendshme.   

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 27/05/2018 18:44

    Po Bashes ja hoqi breçkat Amerika bre byrazer. I tha o terhiqu o ta hoqem ne rreze te vesshit.Po ka bythka ky babaloqka.

    Përgjigju
  • pse: 27/05/2018 15:41

    Gazetaruci duhet ta godasin policin ne sherbim dhe polici nuk duhet ta godasi gazetarucin gangster,mitingun tjeter ta godasi edhe me for deri kur gazetaruci te sidhet si gazetar jo si gangster,atij polici i lumte dora.

    Përgjigju
  • Admin: 27/05/2018 12:02

    Paradoks alla PD-je, qe nga kauzat qe perzgjedhin deri tek "lideret e turmes" qe zgjedhin per te udhequr shkaterrimin. Psh. ne balle te kauzes idjote qe zgjodhen, u vu Stresi me 100 stresat, ku 2 jave perpara u kap me tabaka "mielli" bashke me petritat e vete

    Përgjigju
  • Mala: 27/05/2018 09:05

    Bashen "demokratet" i detyroi masa e vogel-minore,pekunder thirrjeve,premtimeve pagesave dhe"lirise-shfrenimit" gjate protestes se pjesmarresve, te largohen para afatit-kohes qe kishin leje priotestuese.Shkurtimin e beri organizuesi duke pare panatyrshmerine,paarsyeshmerine e protestimit,Bash premtoi tre dite "shteterrethim", kerkesat doreheqje Rama-Xhfaj dhe renia e qeverise,e shkurtoi-ngushtoi ne nje dite,madje vetem ne 3-4 ore para Qeverise dhe Ministrise se brendshme,Largimin e Xhafajt,Kur Xhafaj kerkoi,nese del inqizimi si thone,ai jep doreheqje,Nese del i sajuar.Basha te largohet.ky ishte mat-pozicioni i opozites protestuese.Ligji i barbart per te gjithe a?!Ku je Basha,Salihu,klani portestues.te gjithe te dorhiqeni nga partit opozitare,Drejtesia e verteta e madherishme eshte demokracia e ndritshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat