Opozita 2 orë protestë për dorëheqjen e Xhafajt, incidente dhe tension, Basha: Aksioni do vazhdojë/ VIDEO

TIRANE-Incidente, tension, shtyrje të efektivëve, hedhje tymuesesh e flakadantësh, lëndime policësh e protestuesish dhe thirrje kundër Ramës e Fatmir Xhafës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka qenë panorama e protestës së opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, që zgjati për dy orë.

Protesta nisi në orën 11:00, Basha dhe Kryemadhi pas daljes nga selitë respektive u takuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ duke u drejtuar për te Kryeministria (Rama ndodhej në Berat). Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte i vetmi që foli para protestuesve, ndërsa iu drejtua në një fjalim 30 minutësh, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Basha tha se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është përplasje mes qeverisë dhe maxhorancës, por mungesa e demokracisë dhe rënia e shtetit të së drejtës.

Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Në fund të fjalës Basha bëri thirrje që protestuesit ta ndiqnin te sheshi ‘Skënderbej’. Por në momentin që turma nisi të largohej, disa simpatizantë të PD hodhën tymuese drejt Kryeministrisë dhe shtynë policët, por ndërhynë reperi ‘Stresi’ dhe kryetari i FRPD, Këlliçi për të shmangur përplasjen.

E ndërsa kryetari i PD u ‘zhduk’ për disa minuta, protestuesit iu drejtuan Ministrisë së Brendshme. Para godinës ku qëndronte Fatmir Xhafaj, njeriu që opozita e akuzon si të lidhur me krimin dhe që sipas tyre mbrojti vëllanë, situata u tensionua sërish. Protestuesit brohorisnin në thirrjet ‘Xhafaj ik, Xhafaj ik’, ‘Të largohet Rama’, ‘ E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Më pas hodhën gurë dhe tymuese në drejtim të policisë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa gjendja në disa momente u agravua, pasi simpatizantët e opozitës shtynë policët dhe tentuan që të çajnë kordonin e policisë me një rrjetë hekuri. Nga incidenti mbetën 11 policë të lënduar, 3 protestues të opozitës dhe kryeredaktori i ‘RD’, Bledi Kasmi.

Me rrjetat në duar, protestuesit iu drejtuan kordonit të policisë para ministrisë për ta çarë, por nuk ia dolën, ndërsa pikërisht këtu mbeti i lënduar në kokë edhe kryeredaktori i ‘RD’,  i cili shtyu me rrjetën metalike policinë. Ndërsa një tjetër protestues pësoi luhatje tensioni për disa minuta, por iu dha ndihma e parë nga mbështetësit e PD.


VIDEO/Protesta/ Momenti i tensionit te situatës te Ministria e Brendshme

Pas incidenteve që zgjatën për rreth një orë, para Ministrisë së Brendshme u shfaq Lulzim Basha duke i bërë thirrje turmës që tashmë të tërhiqej. E ndërsa duartrokiti reagimin opozitar, ai i ftoi për në ‘shtëpinë e tyre’ selinë blu. Nga selia e PD, Basha tha se qytetarët i dhanë një mesazh të fortë Ramës. Sipas tij, revolta popullore për largimin e Fatmir Xhafajt nuk do ndalet.

Mesazhi i qartë dhe i prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit dhe korrupsinit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pareshtur deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më antieuropiane në Europë.

Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Mbyllet protesta e opozitës, Basha: Qytetarët ia dhanë mesazhin Ramës, beteja s'do ndalet

Lulzim Basha mbyll protestën e opozitës pas rreth dy orë tubim në Bulevard, përpara Kryeministrisë dhe te Ministria e Brendshme. Nga selia e PD, Basha tha se qytetarët i dhanë një mesazh të fortë Ramës. Sipas tij, revolta popullore për largimin e Fatmir Xhafajt nuk do ndalet. Deklarata e Bashës erdhi pasi ai tërhoqi protestuesit nga Ministria e Brendshme, të cilët tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të futen brenda Ministrisë.

Mesazhi i qartë dhe i prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit dhe korrupsinit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pareshtur deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më antieuropiane në Europë.

Sot shqiptarët folën, sot foli edhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, me pushtetart që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtuir të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Për rreth 45 minuta militantët e PD sulmuan policinë te Ministria e Brendshme me flakadën, gurë e sende të ndryshme. U desh ndërhyrja e Bashës që ata të largoheshin. Ndërkohë, më herët incidente pati edhe te Kryeministria ku po ashtu u sulmuan policët dhe u hodhën flakadanë.

Ora 12:36
Protestuesit ngrejnë rrjetën metalike, Salianji: Është kordon, policia po na provokon

Protestuesit ngritën një gardh metalik dhe tentuan me të të shtyjnë kordonin e policisë, çka solli çaste tensioni përpara Ministrisë së Brendshme.

Deputeti Ervin Salianji tha se policia po provokon dhunë te protestuesit. Sipas tij, gardhi metalik u ngrit në funksion të kordonit të protestuesve. 

"Ne kemi kordon sigurie, të gjithë policët provokojnë dhunën në mënyrë të patolerueshme me popullin". 

Ervin Salianji, deputet i PD

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant jam me zemer ne proteste: 26/05/2018 19:09

    Nga Droga asnjeri nuk ka bo hajer poshte qeveria e Rames droge XHAFAJ duhet te largohet Tahiri ne burg

    Përgjigju
  • Miri: 26/05/2018 16:41

    Respekt protestes ,,turp policis

    Përgjigju
    • Eri: 27/05/2018 09:37

      O qiri e pse turp policise? cfare respekti kane protestuesit si Stresi & Co, kontigjent policie, nder te tjera dhe per trafikim droge. U katandis gjeli nje thele. Shyqyr qe deshtoi se kush degjonte Saliun me Lulin gjithe javes duke trumbetuar "triumfin" e leshit.

  • Mati: 26/05/2018 15:22

    Protestuesite sot sipas porosise se opozitareve, kerkuan eleminimin e vaferise, te cilen 8 vjet, jo vetem themeloi,por ua ndertoi kjo opozite atehere qeveritare.kerkuan eleminimin e drogese,te cilen po kjo opozite 8 vjet e shtriu ne gjithe Shqiperise, me kryqender Lazaratin,Kjo opozite kerkoi te ndalet hajduteria, te cilen e rriti 8 vjet, Vrasjet qe i ekzwkutoi ne Gerdec,21 Jnar dhe personlitete nga Azemi e Hoxha e deri te Olldashi.Kjo opozite proteston vetem per t'i hikur Vetingut dhe pergjegjesise para popullit e ligjit.Kjo opozite qe vodhi 230 milion euro ne Klaimash,NQe nuk pergjigjet as per vete e as per djali,vajzen e gruan,Si Salihu,e Meta.Kekron Xhafaj te eprgjigjet per vellain.

    Përgjigju
  • Adi: 26/05/2018 14:19

    Po ik o lul se je shum qesharak. A nuk e Shikon qe nuk te vjen njeri me? Dorzoje ate parti se e more ne qaf. Zgjedhjet e tjera as gruaja jote nuk ta jep voten

    Përgjigju
  • Gjelosh mhill gjeloshi: 26/05/2018 14:14

    Yyyrrraaa delet beeee beeee delet

    Përgjigju
  • Arsi: 26/05/2018 14:03

    Deshtimi i skenarit "babale" eshte deshmi e ndergjegjesimit te shqiptareve te cilet treguan se mund te manipulohen ma me trukime e inskenime.Eshte tragjike qe Shqiptaret nuk kane ma alternative por vete fakti se ata nuk bine ma ne kurthet berishiane i trgon edhe Rames se duhet sa me pare te kthen qeverine ne sherbim te qytetareve.

    Përgjigju
  • Erenik Halilaj: 26/05/2018 14:01

    1. PD po lufton drogen ne krah me noizin?

    Përgjigju
  • koli: 26/05/2018 13:39

    Nuk Meret PUSHTETI me BANDITÉ sí BABALJA dhe Dashi Havasé?! Pushteti meret vetém me VOTÉN e Popullit , JO me TRADHÉTIRA dhe me UDBné SERBE!! RROFTÉ SHQIPÉRIA dhe SHQIPTARÉT . VDEKJE HAJDUTÉVE dhe FUNDÉRRINAVE té Shqipérisé , qé i Génjen mendja se EDI RAMA do ju Japi PUSHTETIN né TAVOLINÉ! BABALJA do shkoj né FERR dhe né DJALL bashké me ANTISHQIPTARÉT e tjeré né PD dhe LESHELI

    Përgjigju
  • Shqiptari: 26/05/2018 13:19

    Pse ti me keta shpellar e perfaqeson popullin?

    Përgjigju
    • patrioti: 26/05/2018 16:35

      po ik o pis, kush jane shpellare sipas teje apo ata se te kan ,,,,, miun e pragut, legen,

  • Eni: 26/05/2018 12:27

    Te iki plehra

    Përgjigju
    • Bakiu: 26/05/2018 14:40

      Fllucke sapuni

    • Bbbbb: 26/05/2018 13:10

      Kush nga pleherat se ka shume behu me specifik

    • Drejtësia: 26/05/2018 13:01

      O luli o lulash e hëngre pilafin dhe kësaj radhe , po mëduket se hëngre qylafin. Jo or jo them mir unë, ju jeni të gjithë horrat e selfo qorrit.E keni mëndjen të gjith për petulla .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT