Të apasionuarit pas teknologjive telefonike mund ta blejnë lehtësisht nëpërmjet internetit, por këtu në Shqipëri, por edhe në disa vende të Europës, kjo aparaturë “sekrete” ka ndezur një debat të ashpër politik. Quhet “IMSI Catcher” dhe të jep mundësinë, pa dijeninë e kompanive telefonike, që të individualizosh dhe gjurmosh telefona celularë në një rreze prej disa qindra metrash. Në vende të tjerë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto aparate janë ndaluar pas përpjekjeve që kanë bërë shoqatat e mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve, sidomos kur u mësua se FBI i kishte vendosur ato në një flotilje aeroplanësh spiunë. Edhe në Londër u zbulua se ishin vendosur mbi çatitë e banesave dhe kjo shkaktoi polemika të ashpra. Në Itali askush nuk e ngre zërin, ndërkohë që Policia po i përdor për aktivitetin e saj hetimor. Por, kush janë rreziqet dhe të fshehtat e një sistemi, që mund të përdoret, pa e ditur kompanitë që po përdoret?
Dy versionet e aparaturës
Po çfarë është saktësisht “Kapësi ndërkombëtar i identiteteve të përdoruesve të celularëve”? Kjo është domethënia e simbolit në anglisht “IMSI Catcher”.
Aparati prodhohet në dy varjante: portativ, që është pak më i madh se një smartfon dhe fiks, që lidhet me kompjuterin. Jep mundësinë të “nuhatësh” trafikun në celularë, duke monitoruar lëvizjet e abonentëve.
/Shqiptarja.com