Mark Kodra, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Emiljano Ndou në Shkodër, është lënë në burg sot nga Gjykata.
47-vjeçari ka deklaruar në gjykate se "ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë", ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykatës vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë.
Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi "arrest me burg" për Mark Kodrën. Ndërkohë në deklarimet e dhëna në polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.

Një atentat me armë zjarri ka tronditur 2 ditë më parë serish Shkodrën. Të shtënat e kallashnikovit i kanë marrë jetën një të riu 25-vjeçar në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalçetoje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar nga policia.
Vktima Emiljano Ndou
K.T./b.ha./Shqiptarja.comKomente

