Çfarë është Kulla 22, vendi ku u sulmuan trupat amerikane në Jordani?

Çfarë është Kulla 22, vendi ku u sulmuan trupat amerikane në Jordani?

Pamje satelitore e Kullës 22 në Rukban, në qarkun Evaished të Jordanisë. 12 tetor 2023

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një dron goditi një post ushtarak në Jordani, i njohur si Kulla 22, ku Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani për këtë sulm.

Por çfarë dihet për këtë bazë ushtarake?!

Lokacioni

Kulla 22 gjendet në një vendndodhje të rëndësishme strategjike në Jordani. Kjo kullë gjendet në skajin më verilindor të Jordanisë, në kufirin e këtij shteti me Sirinë dhe Irakun.

Qëllimi

Ka pak informacione publike për këtë bazë. Por, aty përfshihet mbështetja logjistike dhe në të janë të vendosur 350 trupa të Ushtrisë Amerikane dhe të Forcave Ajrore.

Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, që gjendet përgjatë kufirit me Sirinë. Në të janë të vendosura një numër i vogël i trupave amerikane. Tanfi ka qenë kyç në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të Shteteve të Bashkuara për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.

Sipas raportimit nga REL, Kulla 22 gjendet afër trupave amerikane në Tanf, saqë mund të ndihmojë në mbështetjen e tyre, dhe në të njëjtën kohë të zmbrapsë militantët në këtë zonë, që mbështeten nga Irani, dhe t’iu mundësojë trupave amerikane që të luftojnë kundër militantëve të mbetur të IS-it në rajon.

Trupat amerikane në Jordani

Ushtria e Jordanisë është një prej ushtrive që merr më së shumti financim ushtarak që Uashingtoni jep për ushtritë e huaja.

Mbretëria e Jordanisë ka qindra trajnues amerikanë dhe është një prej aleateve të pakta rajonale që zhvillon stërvitje të gjera ushtarake me trupat amerikane përgjatë vitit.

Që nga nisja e konfliktit në Siri më 2011, Uashingtoni ka shpenzuar qindra miliona dollarë për të ndihmuar Amanin që të ndërtojë një sistem të vëzhgimit, i njohur si Programi i Sigurisë Kufitare. Ky program synon të frenojë infiltrimin e militantëve nga Siria dhe Iraku.

Shumë të panjohura

Është e paqartë se çfarë lloje armësh mbahen në këtë bazë, se çfarë sisteme të mbrojtjes ajrore përdoren dhe çfarë shkoi keq gjatë sulmit ndaj trupave amerikane.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë