Çfarë është ‘Operacioni’ Ura e Menait? Të gjitha ‘planet’ në rast se vdes mbreti Charles

Çfarë është ‘Operacioni’ Ura e Menait? Të gjitha ‘planet’ në rast se vdes mbreti Charles

Mbreti Charles, 75 vjeç, u ngjit në fron më 8 shtator 2022, fill pas vdekjes së nënës së tij Mbretëresha Elizabeth. Për ceremoninë e përcjelljes së saj drejt banesës së fundit u planifikua në çdo detaj, nga një ‘operacion’ i quajtur London Bridge.

Duket se një plan i tillë është gati edhe në rast të një fatkeqësie, si vdekja e mbretit Charles. Ky i fundit është diagnostikuar me kancer në prostatë dhe shëndeti i tij është përkeqësuar. 

‘Operacioni’ i koduar Ura Menai është një plan i detajuar që planifikon gjithçka, për shembull se si do të shpallet vdekja nëpër kanale të ndryshme komunikimi, çfarë do të ndodhë gjatë periudhës zyrtare të zisë dhe si do të zhvillohet funerali shtetëror. Express.co.uk  tregon disa prej planeve që përfshihen në ‘Operacionin’ Menai Bridge.

Pse quhet Operacioni Ura e Menait?

Operacioni Ura e Menait është një urë e varur në Uells, që shtrihet në ngushticën Menai midis ishullit Anglesey dhe kontinentit të Uellsit. Emri i kësaj ure është zgjedhur për shkak të marrëdhënies së gjatë dhe të qëndrueshme të Mbretit me Uellsin. Charles ishte Princi i Uellsit me shërbimin më të gjatë, me 64 vjet e 44 ditë, dhe personi më i vjetër që mbajti këtë post. Ai e mori titullin kur ishte nëntë vjeç.

Si do ta zbulonim se Mbreti Charles ka vdekur?

Publiku do të mësojë për vdekjen e mbretit Charles në një mënyrë shumë të ngjashme me atë të mbretëreshës së ndjerë. Menjëherë pas vdekjes së monarkut do të bëhet një njoftim duke informuar zyrtarët kryesorë si kryeministri, sekretari i kabinetit dhe disa ministra të lartë dhe zyrtarë të qeverisë. Pasi të jenë informuar njerëzit përkatës, vdekja e Mbretit do të njoftohet nga një prezantues drejtpërdrejt në lajmet e BBC dhe nga mediat e tjera.

Si do të zhvillohej 'Operacioni' Ura e Menait?

‘Operacioni’ Menai Bridge ka të ngjarë të ketë shumë ngjashmëri me atë të ‘Operacionit’ Ura e Londrës. Pas vdekjes së mbretit, Ëilliam do të emërohej menjëherë si mbret, ashtu siç bëri Charles një ditë pas vdekjes së nënës së tij, dhe Britania e Madhe do të futej në një periudhë zie kombëtare përpara funeralit. Ngjarjet kryesore gjatë periudhës së zisë do të jenë transferimi i arkivolit në Ëestminster Hall dhe nderimet që do të mbahen nga publiku për vdekjen e tij.

Pse ‘planet’ për vdekjet mbretërore kanë emra të koduar?

Emrat e koduar fillimisht u prezantuan për të parandaluar që lajmi i një vdekjeje mbretërore të dilte në shtyp përpara njoftimit zyrtar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë